18.9 C
Tetovo
E martë, 21 Maj, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE sot në kongres të rregullt do të zgjedhë liderin e partisë

VMRO-DPMNE sot në kongres të rregullt do të zgjedhë liderin e partisë

VMRO-DPMNE sot do ta mbajë Kongresin e rregullt partiak, në të cilin do të zgjidhet lideri i ri  i partisë. Nga partia, pas Kongresit paralajmërojnë doktrinë të re dhe freskime serioze kadrovike.

Kongresi do të mbahet në sallën sportive “Jane Sandanski” në Shkup, me prani të mbi 500 delegatëve. prej dhjetë deri në orën 12:00 është paraparë regjistrimi i mysafirëve dhe delegatëve. Kongresin në orën 12:00 do ta hapë Gjorgji Sajkovski, ndërsa kryesues i kryesisë së punës do të jetë Aleksandar Nikollovski.

Më pas do të vijojë pjesa e mbyllur, ku do të marrin pjesë vetëm delegatët. Nga ora 16:00 deri në 17:30 do të jetë pauza për votim, pas çka është paraparë fjalimi i kryetarit të ri të partisë.

Deri më tani për kryetar të partisë është parashtruar vetëm një kandidaturë, dhe ajo e liderit aktual të partisë, Hristian Mickoski, ndërsa afati për parashtrim të kandidaturës është deri në vetë Kongresin.

Pritet në Kongres Mickoski të paralajmërojë freskime serioze kadrovike që do të ndodhin pas Kongresit, në pajtim me politikat e reja të VMRO-DPMNE-së.

Siç theksuan nga VMRO-DPMNE, gjatë Kongresit do të respektohen protokollet e rrepta për Kovid-19, ndërkaq në hyrje do të kontrollohet certifikata e vaksinimit apo testi negativ i të gjithë të pranishmëve. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments