www.telegrami.mk
NDËRIÇIMI PUBLIK NUK ËSHTË PËRGJEGJËSI E QYTETARËVE, POR E KOMUNËS!
Njoftimi i Komunës së Tetovës për ndërprerjen e ndriçimit publik ngre më shumë pyetje sesa ofron përgjigje.
Është e kuptueshme që çdo sistem elektrik ka kapacitet të caktuar dhe se duhet të ketë përdorim racional të energjisë. Por lind një pyetje thelbësore: çfarë përgjegjësie kanë qytetarët për mbingarkesën e një sistemi që është projektuar, instaluar dhe menaxhohet nga institucionet komunale?
Ndriçimi publik nuk është një shërbim luksi, por një detyrim institucional dhe një element i rëndësishëm i sigurisë së qytetarëve.
Në vend që përgjegjësia të zhvendoset te qytetarët përmes thirrjeve për kursim, Komuna duhet të sqarojë:
- A është projektuar sistemi elektrik sipas kapacitetit real të nevojave të zonës?
- Kush e ka bërë instalimin dhe kush mban përgjegjësi për funksionalitetin e tij?
- Pse një sistem i ndriçimit publik nuk mund t’i përballojë ngarkesat për të cilat është paraparë?
- Kur do të zgjidhet problemi dhe kush garanton se qytetarët nuk do të mbeten sërish në errësirë?
Qytetarët paguajnë taksa dhe kanë të drejtë të kërkojnë shërbime publike funksionale. Ata nuk mund të mbajnë përgjegjësi për mangësitë në planifikimin, projektimin apo mirëmbajtjen e infrastrukturës komunale.
Tetova ka nevojë për zgjidhje teknike dhe përgjegjësi institucionale, jo vetëm për njoftime dhe apelime drejtuar qytetarëve...www.telegrami.mk
