BallinaLajme(VIDEO) VLEN:Artan Grubi ka nënshkuar shitjen e aksioneve për Maculën me 06.06.2023

(VIDEO) VLEN:Artan Grubi ka nënshkuar shitjen e aksioneve për Maculën me 06.06.2023

“Artan Grubi personalisht e ka nënshkruar vendimin për shitjen e aksioneve shtetërore në “Stopanska banka” – Manastir, si përfundim i një seance të Qeverisë ku kanë marrë pjesë Fatmir Besimi, Bujar Osmani dhe Kreshnik Bekteshi”, kështu thotë Saranda Imeri Stafai nga VLEN, ku në konferencën e sotme për media ata publikuan dokumente nga seanca e 158-të e Qeverisë dhe “Gazeta Zyrtare”, përmes të cilave pretendojnë se Artan Grubi personalisht kishte nënshkruar vendimin për shitjen e këtyre aksioneve.Saranda Imeri Stafai, VLEN

“Ja se si funksiononte makineria shtetërore-partiake e Ali Ahmetit: Më 6 qershor 2023 mbahet seanca e 158-të e Qeverisë të cilin e bashkëkryesojnë zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe Dimitar Kovaçevski. Në tryezë është ulur i gjithë lidershipi politik dhe ekonomik i BDI-së. Dhe shikoni kush e nënshkruan këtë vendim: në “Gazetën zyrtare” nr. 123 nën Vendimin nr. 41-3733/8 për shitjen e aksioneve të “Stopanska bankës” SHA Manastir, figuron personalisht nënshkrimi i krahut të djathtë të Ali Ahmetit – Artan Grubi”.

Ajo thotë se kur bashkohen të tri pjesët e këtij mozaiku i gjithë operacioni milionësh i BDI-së del në dritë: Së pari: Artan Grubi në prani të Fatmir Besimit, Bujar Osmanit dhe Kreshnik Bekteshit në Qeveri merr vendimin dhe më pas e nënshkruan atë, duke i hapur rrugë nxjerrjes në shitje të aksioneve të konfiskuara shtetërore në “Stopanska bnka” – Manastir.

Së dyti ajo theksoi se në lojë hyn krushku i Ali Ahmetit përmes kompanisë “AS Senjak” i cili blen një pako aksionesh në të njëjtën pra “Stopanska bankën”– Manastir, ndërsa një kompani e lidhur me të tërheq kredi prej 5 milionë eurosh drejtpërdrejt nga selia qendrore e “Alta bankës” në Beograd.

Si pikë të tretë ajo thotë se si aksionet shtetërore, shitjen e të cilave e mundësoi me nënshkrimin e tij Artan Grubi, ashtu edhe aksionet private të krushkut të Ali Ahmetit, përfundojnë në duart e Davor Macurës, manjatit kontrovers për marrjen nën kontroll të bankës.

Saranda Imeri Stafai, VLEN 

“Prandaj sot pyesim drejtpërdrejt Ali Ahmetin, Fatmir Besimin dhe Bujar Osmanin: Vallë më 6 qershor 2023 kur Artan Grubi nënshkroi vendimin për shitjen e aksioneve shtetërore në “Stopanska banka” – Manastir në lidershipin e BDI-së ishte bërë plani që banka të përgatitej për marrjen nën kontroll nga “Alta banka” e Beogradit? A ishte roli i Grubit, Besimit dhe Osmanit në Qeveri që institucionalisht t’i lironin aksionet shtetërore për shitje, ndërkohë që rrjeti familjar i Ali Ahmetit përmes “AS Senjak” grumbullonte pako private aksionesh dhe merrte kredi milionëshe nga Beogradi?”.

Tutje ajo thotë se këto dokumente nga “Gazeta zyrtare” dhe procesverbalet e Qeverisë janë dëshmia më e fortë se në rastin e “Alta bankës” nuk bëhet fjalë për transaksione të rastësishme afariste, por për një operacion të koordinuar në të cilin kanë marrë pjesë edhe funksionarët më të lartë shtetërorë.

youtube.com/watch?v=A0LQgwdhb54&source_ve_path=OTY3MTQ&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fshenja.tv%2F

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments