BallinaLajmeVLEN-i qeveris në Shkup, por projektet i kërkon si lypsarë në Ankara...

VLEN-i qeveris në Shkup, por projektet i kërkon si lypsarë në Ankara – nga ëndrrat e Sahat Kullës te nostalgjia osmane! Ku përfundoi guximi për të investuar paratë e taksapaguesve shqiptarë në RMV?

www.telegrami.mk

lajmi interaktiv

Nga Shkupi në Ankara për të kërkuar para, ide dhe shpëtim! Pi-Ar katundarësh politik(edhe fshati ka qytetari ,por politikanët që luajnë me intelegjencën e vet tregojnë katundarinë e fshehur që u shëtit brenda tyre )

VLEN-i është në pushtet, ministrat i ka në Qeveri, buxhetin e shtetit e ka në Parlament, por kur vjen puna te projektet konkrete për trashëgiminë kulturore shqiptare, duket sikur qeverisja përfundon në kufijtë e Maqedonisë së Veriut dhe fillon udhëtimi drejt Turqisë.

Kësaj radhe, Izet Mexhiti dhe ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, kanë marrë rrugën për në Ankara, ku kanë kërkuar mbështetje financiare dhe bashkëpunim për restaurimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit. Takime me zyrtarë turq, ish-kryetarë të Bursës, urbanistë, masterplane dhe borde këshillëdhënëse. Gjithçka tingëllon bukur në komunikata, por pyetja është fare e thjeshtë: A janë këta përfaqësues të një qeverie që qeveris, apo një delegacion që shëtit për të kërkuar donacione?

Askush nuk është kundër bashkëpunimit me Turqinë. Përkundrazi, bashkëpunimi ndërkombëtar është i mirëseardhur. Por kur je pjesë e pushtetit, ke ministri, ke buxhet shtetëror dhe ke përgjegjësi për qytetarët, nuk mund ta reduktosh politikën zhvillimore në fotografi diplomatike dhe pritje se dikush nga jashtë do të ta zgjidhë problemin.

Këtu lind edhe dyshimi se VLEN-i po luan më shumë me kartën e nostalgjisë osmane sesa me instrumentet reale të qeverisjes. Në vend të një strategjie të qartë investimesh, shohim vizita në Turqi, takime me figura të së kaluarës dhe kërkim të mbështetjes financiare. Sikur shqiptarët në këtë shtet të mos paguanin tatime dhe të mos kishin të drejtë të kërkonin investime nga buxheti i tyre!

Po ministri Sedat Sulejmani, ku mbeti Sahat Kulla e Tetovës?

Para disa muajsh, ministri e prezantonte Sahat Kullën si ëndrrën e tij fëmijërore. Një projekt që duhej të ishte simbol i rikthimit të trashëgimisë kulturore të Tetovës. Por ku janë punimet konkrete? Ku është realizimi në terren? Nëse një projekt me vlerë të raportuar rreth një milion euro ende nuk ka arritur në fazën e punimeve që qytetarët presin, atëherë ministri duhet të japë llogari për afatet, financimin dhe përgjegjësitë institucionale.

Nuk mjafton të kesh ëndrra fëmijërore, duhet të kesh edhe aftësi menaxheriale për t’i kthyer ato në projekte të realizuara.

Dhe tani, si shpesh një dy- në Turqi kinse ka njohuri me politikan…mbi të gjitha posti i Ministrit ti ofron shtos i vjetër…i njëjti ministër shkon në Ankara për të diskutuar masterplane dhe mbështetje financiare për Çarshinë e Shkupit. Në rregull, por pse nuk dëgjojmë me të njëjtin entuziazëm për projektet që duhet t’i realizojë Ministria e Kulturës me buxhetin e shtetit?

VLEN-i duhet ta kuptojë një gjë: nuk është në opozitë, është në Qeveri!

Nuk mund të sillesh si opozitë kur kërkon para, si shoqatë kulturore kur kërkon projekte dhe si qeveri vetëm kur bëhen fotografitë e takimeve zyrtare.

Nëse nuk kanë kapacitet të hartojnë, financojnë dhe zbatojnë projekte me mekanizmat shtetërorë, atëherë problemi nuk është mungesa e miqve në Ankara, por mënyra se si po ushtrohet pushteti në Shkup.

Sepse shqiptarët nuk i kanë dërguar përfaqësuesit e tyre në Qeveri që të sillen si lypsarë nëpër Turqi, por që të menaxhojnë institucionet dhe paratë publike në vendin e tyre.

Nostalgjia mund të sjellë fotografi të bukura, por nuk ndërton Sahat Kulla, nuk restauron Çarshi dhe nuk zëvendëson përgjegjësinë qeverisëse.

Qeverisja matet me gurët e vendosur në themelet e projekteve, jo me fotografitë e bëra nëpër zyrat e Ankarasë…

www.telegrami.mk

================================================

lajmi aktiv që qarkullon

https://www.aa.com.tr/sq/ballkani/sulejmani-n%C3%AB-ankara-bashk%C3%ABpunim-me-turqin%C3%AB-p%C3%ABr-restaurimin-e-carshis%C3%AB-s%C3%AB-vjet%C3%ABr-t%C3%AB-shkupit/4124737

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments