BallinaLajme„Shumë pushtet, shumë fjalime, zero festa të reja shqiptare!“„Politikanët shqiptarë festojnë trashëgiminë...

„Shumë pushtet, shumë fjalime, zero festa të reja shqiptare!“„Politikanët shqiptarë festojnë trashëgiminë e të tjerëve!“„PDSH-ja la 22 Nëntorin, BDI-ja dhe VLEN-i çfarë do të lënë në histori?“

www.telegrami.mk

34 vjet pushtet shqiptar,(PPD+BDI+VLEN) por asnjë festë e re kombëtare! Kush punoi, kush vetëm festoi?

Në prag të 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ia vlen të kujtojmë një fakt që disa politikanë shqiptarë ndoshta nuk kanë shumë dëshirë ta rikujtojnë.

Në vitin 2007, kur PDSH-ja e Arben Xhaferit dhe Menduh Thaçit ishte pjesë e qeverisë së Nikolla Gruevskit, u institucionalizua 22 Nëntori si festë zyrtare shtetërore për shqiptarët. Një kontribut konkret, me peshë historike dhe kombëtare, që lidhet me propozimin e ministrit të atëhershëm të Arsimit, Sulejman Rushiti-ministër i PDSH

Ndërkaq, BDI-ja, me 24 vjet pushtet, dhe VLEN-i, me tri vjet në pushtet, çfarë feste të re shqiptare arritën ta fusin në kalendarin zyrtar shtetëror?

Përgjigjja, deri më sot, është: ASNJË (ZERO)!

Këta politikanë kanë ditur të organizojnë festa, të mbajnë fjalime, të bëjnë homazhe, të fotografohen para flamujve dhe të urojnë njëri-tjetrin në çdo përvjetor. Por kur vjen puna te një vendim konkret institucional, që do të mbetej si trashëgimi për brezat, bilanci është shumë më pak festiv.

Sigurisht, kjo nuk do të thotë se PDSH-ja nuk kishte dështimet e veta gjatë qeverisjes. Por 22 Nëntori është një arritje konkrete që nuk mund të fshihet me propagandë partiake.

Duket se disa parti shqiptare kanë pasur kohë të mjaftueshme për të festuar festat e trashëguara, por jo për të krijuar një të re.

Në fund, historia nuk i mban mend politikanët për numrin e flamujve që kanë valëvitur, por për vendimet që kanë marrë në interes të qytetarëve dhe të identitetit kombëtar…www.telegrami.mk

Mesut Shabani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments