Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka theksuar rëndësinë e përmirësimit të cilësisë së arsimit në gjuhën shqipe, duke kërkuar më shumë përgjegjësi në hartimin, përkthimin dhe vlerësimin e teksteve shkollore.Në një konferencë shkencore ndërkombëtare “Ditët e Alfabetit”, të organizuar nga ITShKSh, Mexhiti ka vënë në pah rëndësinë e teksteve shkollore në formimin e nxënësve, duke theksuar se ato duhet të jenë të sakta, të qarta dhe të kuptueshme.“Një libër shkollor është ndër takimet e para të fëmijës me gjuhën e shkruar, shkencën dhe historinë. Ai duhet të jetë i saktë, i qartë dhe i kuptueshëm, duke i nxitur nxënësit të arsyetojnë, të shtrojnë pyetje dhe të ndërtojnë mendimin e tyre”, ka deklaruar Mexhiti.
Ai ka theksuar gjithashtu se në procesin e hartimit dhe vlerësimit të teksteve shkollore duhet të përfshihen drejtpërdrejt mësimdhënësit, krahas pedagogëve, gjuhëtarëve dhe specialistëve të fushave përkatëse.
