BallinaLajmeBDI: Pas Alta Bankës edhe insulina në duar të “Botës Serbe”

BDI: Pas Alta Bankës edhe insulina në duar të “Botës Serbe”

Pas akuzave politike të djeshme lidhur me Alta Bankën, BDI-ja opozitare sot ka dalë me reagim përmes të cilës thonë se edhe insulina është nën menaxim të Serbisë.Përmes një konference për shtyp, nënkryetarja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli tha Phoenix Pharma është marrë nën kontroll nga një biznesmen serb i industrisë së kazinove dhe basteve.

“Më 3 prill 2025, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, me vendimin nr. 08-55, miratoi blerjen e Phoenix Pharma nga kompania serbe VEGA, e lidhur me Dejan Çakajac, bashkëpronar i kompanisë së lojërave të fatit Mozzart. Por për çfarë kompanie bëhet fjalë? Vetëm gjatë vitit 2026 Vega Farmaceutikals ka fituar mbi 50 kontrata publike në Ministrinë e Shëndetësisë dhe klinikat e ndryshme, me vlerë që tejkalojnë shumat milioneshe, në euro. Vetëm për insulinat rreth 10 milion euro”, tha Bilalli Zendeli.

Ajo shtoi se institucioni që duhet të mbrojë konkurrencën ka miratuar kalimin e një furnizuesi me rol dominues në tenderët e insulinës nën kontrollin e një biznesmeni serb të lojërave të fatit.

” Insulina nuk është biznes i zakonshëm. Është ilaç jetik dhe furnizimi me të është çështje e sigurisë shëndetësore të shtetit. Kush e ka vlerësuar rrezikun për sigurinë e furnizimit me insulinë? Pse Komisioni e miratoi këtë përqendrim dhe a ka pasur ndikim politik në këtë vendim? Anëtari i VLEN-it në Komision Valon Elezi a ka pas njohuri? Kërkojmë publikimin e plotë të analizës mbi të cilën është miratuar transaksioni dhe të të gjitha kontratave të insulinës për vitet 2025–2027″,tha Bilalli Zendeli.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments