BallinaLajmeMickoski: Marrëveshja me VLEN-in nuk ndryshon deri në 2028

Mickoski: Marrëveshja me VLEN-in nuk ndryshon deri në 2028

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se në dhjetor do të ketë takim mes liderëve të koalicionit qeverisës.

“Ne diskutuam për mbajtjen e një takimi të liderëve të koalicionit dhe u dakorduam që një takim i tillë të organizohet brenda muajit dhjetor”, deklaroi Mickoski.

I pyetur nëse koalicioni VLEN do të marrë më pak pozicione në ekzekutiv në rikonstruimin e eshalonit të dytë dhe të tretë të qeverisë pas zgjedhjeve në Bërvenicë, Mickoski tha se kjo nuk ndikon në marrëveshjen që kanë me VLEN.

“Në jetë me rëndësi është fjala e dhënë, dhe nuk ka asgjë më të rëndësishme se fjala e dhënë. Fjala ju bën që ta ruani fytyrën tuaj, ose e keni, ose nuk e keni, nuk ka këtu kompromis me këta punë. Unë në parim si njeri, kur të merrem vesh dhe kur e jap fjalën, e mbaj fjalën. Nuk ka lëvizje majtas djathtas. Fjala është dhënë që deri më vitin 2028, kur të jenë zgjedhjet e rregullta parlamentare”, tha mes tjerash Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments