BallinaLajme433 paralele më pak, Kovaçevski kërkon efektet e reformës

433 paralele më pak, Kovaçevski kërkon efektet e reformës

Deputeti i LSDM-së Dimitar Kovaçevski në seancën për pyetje deputetësh, kërkoi sqarime dhe informacione nga ministrja e arsimit, Vesna Janevska për rezultatet nga reforma që filloi të zbatohet nga ky vit shkollor, e që ka të bëjë me racionalizimin dhe optimizimin e rrjetit të shkollave, riorganizimin e paraleleve dhe ri shpërndarjen e nxënësve. Edhe Kovaçevski pranon se kjo reformë ishte e detyrueshme shkaku i numrave demografik, përkatësisht uljes së madhe të numrit të filloristëve por kërkon të dhëna nëse masat kanë pasur efekte pozitive.“Opinioni nuk ka pasqyrë të qartë nga efektet e këtij organizimi. Nuk ka të dhëna për atë se sa nxënës udhëtojnë më larg për të ndjekur mësimin, a kanë transport të siguruar. Nuk ka informacione se sa mësimdhënës janë shpërndarë. Prandaj vlerësimi i reformave duhet bërë sipas rezultateve të nxënësve e jo sipas numrit të shkollave të mbyllura, ulja e paraleleve apo harxhimet e zvogëluara. Andaj pyes: Cilat janë rezultatet konkrete nga optimizimi i rrjetit shkollor këtë vit? Sa shkolla janë mbyllur dhe sa nxënës janë transferuar në vendbanime tjera dhe a u është siguruar transport falas?”, pyet Dimitar Kovaçevski – LSDM.

Ministrja Janevska u përgjigj se masat kanë filluar të zbatohen por se për rezultatet, duhet të pritet rreth 8 apo 9 vite. Sqaron se masat kanë marrë mbështetje edhe nga UNICEF të cilët kanë bërë analizë serioze për numrin e lartë të mësimdhënësve dhe të paraleleve ndërsa reformat tha se janë përmendur edhe në raportin e Komisionit Evropian.

“Është e vërtetë se ne mbyllëm rreth 33 shkolla sepse nuk ka fëmijë të klasës së parë. Fëmijët në grupe të vogla nëse i transferojmë në grupe tjera, do të kenë përfitime sociale. Fakt është se asnjë mësimdhënës nuk e humbi punën dhe unë ju them, nuk do të ketë transformime dhe nuk do të ketë punësime, përpos aty ku është e domosdoshme, përshembull në Qytetin e Shkupit kemi nevojë të tillë por atje ku nuk ka nevojë, do t’i zëvendësojmë mësimdhënësit në momente të pensionimit apo nëse lëshojnë vendin e punës për arsye të tjera. Pra gjithçka kaloi në qetësi”, tha Vesna Janevska – Ministre e Arsimit.

Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, me optimizim dhe ri organizim të paraleleve, në Maqedoninë e Veriut në këtë vit shkollor janë regjistruar 433 paralele më pak, prej të cilave 222 në arsimin fillor. 620 shkolla ndjekin mësim në vetëm ndrimin e parë ndërsa janë mbyllur 28 shkolla periferike. Në 100 shkolla në vende rurale mësojnë më pak se 5 fëmijë ndërsa në 147 shkolla periferike, vitin e kaluar nuk është regjistruar asnjë nxënës. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments