Hava Nasufi nga Lëvizja Studentore, në emisionin “Debat në Shenja”, tha se ky propozim edhe në vitin 2024 ka qenë i njëjti është dërguar në Komisionin e Venedikut, dhe në Kuvend nuk është pranuar dhe prapë ka mbetur që provimi të jepet në gjuhën maqedonase.
“E them mos më keq se tani jemi duke folur vetëm për provimin e jurisprudencës, ndërsa ne kemi muaj e muaj që themi se nuk flasim vetëm për provimin e jurisprudencës. Flasim për të gjitha provimet, degët e tjera, prandaj them se jemi më keq se janë fokusuar vetëm të provimi i jurisprudencës dhe provimet e tjera i kanë lënë që ti mbajë në gjuhën maqedonase”, tha Nasufi.E pyetur nëse ministri u ka premtuar se propozim ligji para se të dërgohet në Komisionin e Venedikut, do të thirren sërish në takim studentët, Nasufi, deklaroi se u ishte premtuar se do t’i ftojnë në takim, por sipas saj ai takim nuk ka ndodhur asnjëherë.
“Në asnjë moment nuk janë thirrur që të ketë ndonjë bashkëbisedim ta shikojnë me të vërtet studentët dhe pse nuk mund të ecet përpara dhe pse nuk mund të bëhet shqip 100%. Nu ka asnjë ftesë nga ana e tyre, asnjë ftesë që të shkojmë të flasim ta shqyrtojmë çështjen, prandaj e vetmja rrugë është protesta ta ngrejmë zërin diku tjetër që të dëgjohemi”, deklaroi Hava Nasufi
Hava Nasufi nga Lëvizja Studentore, në emisionin “Debat në Shenja”, e pyetur për Ligjin për jurisprudencës dhe dërgimin e këtij Ligji në Komisionin e Venedikut, tha se ata nuk kanë se çfarë ti gëzohen këtij ligji për shkak se sipas saj nuk është arritur asgjë.
“Përderisa nuk ka ndonjë ligj, nuk është duke u provua ligji tek studentët nuk kemi çfarë të festojmë dhe të themi se shqiptarët arritën diku, për shkak se nuk kemi arritur askund dhe jemi aty ku nisëm, mos të themi se edhe pak më keq”, tha Hava Nasufi.
Nga ana tjetër edhe përfaqësuesi tjetër Mevlan Ademi tha se realisht nuk do ta kishte konsideruar si festë, por më tepër si një PI-Ar politik që është bërë.Ndoshta është një arritje për ata që ta kalojnë në Qeveri por në realitet ishte pikërisht ajo që në kundërshtuam që nga muaji shkurt i këtij viti dhe normalisht që ne nuk mund të gëzohemi me këtë fakt”, tha Mevlan Ademi.
Mevlan Ademi tha se nuk është diçka për të cilën duhet të ndalen.
