BallinaLajmeDeputetja e BDI Rina Ajdari akuzon për diskriminim etnik me tatimet, Dimitrieska-Koçoska:...

Deputetja e BDI Rina Ajdari akuzon për diskriminim etnik me tatimet, Dimitrieska-Koçoska: Tatimi nuk njeh etni!

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, akuzoi Drejtorinë e të Ardhurave Publike për selektivitet etnik në dërgimin e vendimeve tatimore për qytetarët që kanë punuar në Irak dhe Afganistan.

Sipas saj, mbi 90% e vendimeve u janë dërguar shqiptarëve nga Tetova, Gostivari, Kumanova dhe Likova. Ajdari kërkoi anulimin e tyre.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, i hodhi poshtë akuzat, duke theksuar se “tatimi nuk njeh etni” dhe se ligji parasheh pagesën e detyrimeve tatimore të papaguara për pesë vitet e fundit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments