8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeVetëm një ditë gjatë javës do mundësohet zhvillimi i veprimtarisë tregtare edhe...

Vetëm një ditë gjatë javës do mundësohet zhvillimi i veprimtarisë tregtare edhe jashtë tregut të gjelbërt

Të nderuar qytetarë,

Lirimi i trotuareve dhe hapësirave publike dhe vendosja tregtarëve në Tregun e Gjelbër në Tetovë hasi në mirkuptim të plotë nga shitësit ambulant, andaj ne si strukturë udhëheqëse, në bashkëpunim me inspektoriatin dhe udhëheqësinë e tregut, në shenjë respekti për kooperimin e të gjithë shitësve në treg kemi vendosur që gjatë ditës së Enjte, kur edhe është ditë pazari në Tetovë, t’ua mundësojmë të zhvillojnë veprimtari tregtare edhe jashtë tregut të gjelbërt.

Këtë mundësi shitësit do të mund ta shfrytëzojnë vetëm ditët e tregut (çdo të Enjte), kurse në ditët tjera një gjë e tillë nuk do të lejohet.

Gjatë gjithë ditës së tregut shitësit nuk do të pengohen nga ana e inspektoriatit, kurse në mbrëmje punëtorët e NPK “Tetova” do të pastrojnë trotuaret dhe rrugët nga çdo gjë që do të haset aty, që në ditët tjera të zhvillohet lëvizja e lirë e qytetarëve.
Me respekt,

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments