8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeU premtojnë martesë, DASH zbardh formulën se si trafikantët rekrutojnë gratë e...

U premtojnë martesë, DASH zbardh formulën se si trafikantët rekrutojnë gratë e huaja dhe shqiptare gjatë verës

Departamenti amerikan i shtetit publikoi të martën raportin mbi trafikun e qenieve njerëzore për vitin 2022, që përfshin vlerësimet për rreth 190 vende të botës.

Raporti i ndan vendet në tre nivele. Në nivelin e parë përfshihen vendet dhe territoret qeveritë e të cilave veprojnë në pajtim të plotë me standardet minimale të kërkuara. Në nivelin e dytë hyjnë vendet dhe territoret, qeveritë e të cilave nuk përputhen plotësisht me standardet minimale, por që po bëjnë përpjekje të konsiderueshme për të arritur një gjë të tillë dhe ë nivelin e tretë futen vendet që nuk përputhen plotësisht me standardet minimale dhe nuk po bëjnë përpjekje për një gjë të tillë.

Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të renditen në nivelin e dytë.

Profili i trafikimit

Raporti ngjashëm me vitet e fundit thekson se trafikantët e qenieve njerëzore shfrytëzojnë viktimat e brendshme dhe të huaja në Shqipëri si dhe jashtë saj. Ata shfrytëzojnë gratë dhe fëmijët shqiptarë për trafik seksual e punë të detyruar brenda vendit, veçanërisht gjatë sezonit turistik duke u bërë premtime të rreme të tilla si martesa ose oferta pune.

Trafikantët zakonisht i detyrojnë fëmijët të lypin ose të kryejnë lloje të tjera të punës së detyruar, të tilla si shitja e sendeve të vogla. Ata shfrytëzojnë fëmijët shqiptarë, kryesisht nga komunitetet rome dhe të komunitetit egjiptian nga vende të ndryshme të Ballkanit, për punë sezonale dhe lypje të detyruar. Trafikantët i shfrytëzojnë viktimat shqiptare për trafik seksual në vendet anembanë Evropës, veçanërisht në Kosovë, Greqi, Itali, Belgjikë, Gjermani, Zvicër, Maqedoni të Veriut, Norvegji, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Viktimat e huaja nga vendet evropiane, Gambia dhe Filipinet shfrytëzohen për trafikimin seksual dhe punë të detyruar në Shqipëri.

Emigrantët shqiptarë që kërkojnë punë në Evropën Perëndimore janë të cenueshëm ndaj shfrytëzimit në punë të detyruar dhe kriminalitetit të detyruar, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar. Ekspertët raportojnë se fëmijët me aftësi të kufizuara janë gjithnjë e më të cenueshëm.

Në raportin e këtij viti, i bëhet thirrje Shqipërisë që të punojë në hetimin e thellë, ndjekjen dhe dënimin e trafikantëve, përgatitjen e bartësve të sistemit të drejtësisë për trajtimin e trafikimit të njerëzve dhe shtimin e përpjekjeve për parandalimin e trafikimit, mbrojtjen e viktimave dhe riintegrimin e tyre.burimi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments