BallinaLajmeGazetarët me mbrojtje të re institucionale! Formalizohet Komiteti kombëtar për mbrojtjen dhe...

Gazetarët me mbrojtje të re institucionale! Formalizohet Komiteti kombëtar për mbrojtjen dhe sigurinë e gazetarëve

Gazetarët përveç se i mbron ligji, që sot janë në mbrojtje edhe të Komitetit kombëtar për mbrojtjen dhe sigurinë e gazetarëve. Kjo pasi që Prokuroria dhe Policia së bashku me shoqatat e gazetarëve dhe institucionet tjera relevante ka përforcuar bashkëpunimin për të mbrojtur lirinë e lirë të fjalës në media.Ministri i brendshëm Pançe Toshkovski shpjegoi se Komiteti u themelua në përmbushje të një zotimi ndaj Këshillit të Evropës, i cili në vitin 2016 miratoi një Rekomandim për mbrojtjen e gazetarisë dhe sigurinë e gazetarëve e të punonjësve në media. Ky rekomandim përcakton katër shtylla kryesore, mbi të cilat duhet të ndërtohen mekanizmat kombëtarë për mbrojtjen dhe sigurinë e gazetarëve, tha ai.“Me këtë nismë dëshmojmë se mbrojtja e gazetarëve nuk është si çështje e izoluar, por si pjesë e angazhimit tonë për sundimin e së drejtës, respektimin e të drejtave të njeriut dhe përforcimin e institucioneve demokratike. Dua të theksoj se me sigurinë e gazetarëve, nuk është privilegj i tyre, por e drejtë dhe nevojë për secilën shoqëri demokratike. Gazetarët janë ata që ngritin çështje në publikë, zbulojnë parregullsi, kërkojnë përgjegjësi dhe iu mundësojnë qytetarëve për të marr vendime në bazë të informacioneve të verifikuara dhe të sakta”, tha Pançe Toshkovski

Përveç Ministrisë së Brendshme që ka caktuar pika kontakti kombëtare dhe lokale në të gjithë sektorët e punëve të brendshme, si dhe një pikë kontakti specifike për sigurinë kibernetike, shefja e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit Iskra Haxhi Vasileva tha se përmes bashkëpunimit të hapur, kompetencave të përcaktuara qartë dhe zbatimit konsekuent të masave, mund të krijohet një mjedis ku gazetaria të mund të funksionojë lirisht dhe pa frikë.

“Me ndryshimet në Kodin penal sulmet ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave gjatë kryerjes së detyrave të tyre, praktikisht llogariten si sulme ndaj personave zyrtarë. Kjo nënkupton në efikasitetin e ndjekjes penale të kryerësve të veprës. Por, për fat të keq ende ka trend shqetësues, posaçërisht me kërcënimet online, veçanërisht të drejtuara ndaj gazetareve femra. Prandaj formimi i këtij komiteti shumë-institucional sot ka një kuptim të rëndësishëm”, tha Iskra Haxhi-Vasileva

Sipas të dhënave të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë nga viti 2020 deri në fund të vitit 2024 janë evidentuar 35 raste të sulmeve dhe cenimit të të drejtave të gazetarëve dhe punonjësve në media. Megjithatë, vetëm një pjesë e vogël e këtyre rasteve kanë përfunduar me epilog gjyqësor, ku janë vetëm 5 aktgjykime. Në praktikë ka shumë më tepër sulme të pa denoncuara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments