Po punohet në zgjidhjen e problemit me deponitë në rajonin jugperëndimor dhe Pellagoni. Janë siguruar mjete nga Banka për zhvillimi 55 milionë euro ku rreth 30 milionë euro janë të destinuara për këta dy rajone për ndërtimin e pikave të ngarkim shkarkimit, ndërkaq 45.5 milionë do të kushtoj i gjithë projekti.
“Deponia regjionale për mbeturinat i cili është për pëlqim nga Ministria e Mjedisit. Bëhet fjalë për një plan 6 vjetor ku qëllimi është të vendoset një plan për strategji institucionale dhe financiare se si duam që të ballafaqohemi me mbeturinat në këta dy rajone në 6 vitet e ardhshme”, deklaroi Emil Angellov nga “Sallar internacional”.
Darko Beleski, si përfaqësues i Komunës së Kërçovës, foli për pilot-projketin e selektimit të mbeturinave të plastikës në këtë komunë. Kujtojmë se në këtë pilot-projekt muajve të fundit pati ngecje dhe plastikat nuk mblidheshin nga Ndërmarrja për shkak te ndonjë defekti.
“Selektimin e filluam në dy vende tek “Devana” dhe do të vazhdojmë në atë moment kur të kemi kapacitet në të punësuar në shoferë dhe më shume kamionë, projekti vazhdon me realizim, ne që jemi anëtarë të këtij pilot projekti dhe nga ne të marrin shembull edhe komunat tjera dhe punojmë edhe në disa sfera të tjera”, deklaroi Darko Beleski nga Komuna e Kërçovës.
Komuna e Kërçovës ende nuk ka një lokacion konkret për ngarkim-shkarkimi të mbeturinave. Nga atje thonë se po punohet në gjetjen e një lokacione bashkë me ekspert të fushës.
