13.3 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaZjarri dogji disa shtëpi në Londër – regjistrohet dita më e nxehtë...

Zjarri dogji disa shtëpi në Londër – regjistrohet dita më e nxehtë ndonjëherë në Britani të Madhe

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në Londër pasi një sërë zjarresh shpërthyen në lëndina dhe bimësi në ditën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në Britaninë e Madhe.

Kryebashkiaku Sadiq Khan tha se Brigada e Zjarrfikësve të Londrës (LFB) ishte nën presion të madh dhe u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të vetëdijshëm për sigurinë e tyre, duke shtuar se situata ishte “kritike”.

Dhjetëra vetura të zjarrfikësve dhe qindra zjarrfikës morën pjesë në shuarjen e të paktën 10 zjarreve sot.

Gjendje alarmi ka shpallur edhe shërbimi i zjarrfikësve dhe shpëtimit të Leicestershire, një qark në Angli, për shkak të numrit të lartë të thirrjeve

Nuk do t’u përgjigjemi alarmeve automatike të zjarrit. Ju lutemi të na telefononi vetëm nëse është urgjente”, njoftoi shërbimi zjarrfikës.
Kujtojmë, sot për herë të parë në histori në Britaninë e Madhe, temperaturat kanë arritur deri 40 gradë Celsius, me saktësi 40,2 °C. Kjo temperaturë është matur në aeroportin Heathrow të Londrës në orën 12:50.
Met Office ka lëshuar një paralajmërim të kuq për shumicën e Anglisë, nga Londra në York dhe Manchester. Për shkak të temperaturave rekord, trenat ndaluan në Britani, disa shkolla u mbyllën dhe kopshtet zoologjike u ofruan banorëve të tyre ëmbëlsira gjigante akulli.
Britania, e cila normalisht lufton për të ruajtur shërbimet e transportit në kushtet e nxehtësisë ekstreme, të ftohtit ekstrem dhe borës, shpalli një alarm kombëtar pasi merkuri në termometra tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 38.7 gradë në vitin 2019. /Telegrafi/
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments