22.8 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmePamje të tmerrshme, ‘digjet’ Athina, banorët dhe banesat në rrezik (VIDEO)

Pamje të tmerrshme, ‘digjet’ Athina, banorët dhe banesat në rrezik (VIDEO)

Përfshihet nga flakët Greqia jugore, ku rrezikohen banorët dhe banesat. Mediat raportojnë se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe e madhe në malin e Pentelit, konkretisht në Drafi, Anthousa-n fqinje dhe, Dasamari e Dioni.

Sipas raportimeve, flakët po favorizohen nga erërat e forta dhe stuhitë që kanë përfshirë zonën. Zona është plot me pisha, nëpër të cilat zjarri përhapet në kohë rekord.

Zjarri ka rënë pak pas orës 17:00 dhe brenda tre orësh është përhapur me shpejtësi. Ndërkohë, sinoptikanët kanë bërë të ditur se nga ora 02.00 e mëngjesit erërat do të bien disi, kështu që mund të ketë një “dritare” mundësie për të shuar zjarrin.

Flakët si duket po përhapen edhe në zonat e banuara, mes shtëpive ndërsa i rrezikuar është edhe Spitali i Fëmijëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments