11.4 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaBiden: SHBA mirëpret BE-në për avancimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor duke...

Biden: SHBA mirëpret BE-në për avancimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor duke hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin hapat që po ndërmerr Bashkimi Evropian për të çuar përpara integrimin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin euroatlantik, përmes hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sipas deklaratës së presidentit amerikan Joseph Biden. .

  • Në momentin kur Rusia prishi paqen në Evropë, është më e rëndësishme se kurrë të mbështesim aspiratën që Evropa të jetë e lirë dhe në paqe. Një Ballkan Perëndimor demokratik, i sigurt dhe i begatë mbetet thelbësor për këtë vizion, tha Biden.

Presidenti amerikan është i mendimit se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm për sa kohë këto vende punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të forcuar reformat demokratike dhe për të mbështetur shtetin e së drejtës.Hapat që BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë ditët e fundit duhet të frymëzojnë të gjithë aspirantët e BE-së në rajon për të rritur angazhimin e tyre për forcimin e demokracive të tyre, shtoi Biden. (MIA-VECER.MK)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments