7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeTaravari ka një porosi për Arbër Ademin...

Taravari ka një porosi për Arbër Ademin…

Arben Taravari>

Ministri i Arsimit, z.Ademi, ka dalë me një mesazh shumë të veçantë në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, ai ka thënë:
“Të hënën është dita e parë mësimore, është ditë feste dhe e rëndësishme posaçërisht për ata që për herë të parë regjistrohen nëpër shkolla, nuk ka kushte për grevë dhe ne do të gjejmë zgjidhje”.
Domethënë sipas djaloshit që siç duket mësuesit i shikon si fëmijë të padisiplinuar, ndaj përdor edhe fjali të tipit përfundimtar “nuk ka kushte për grevë”, e hëna e 2 shtatorit duhet të jetë një ditë feste, një ditë gëzimi e lumturie. Këtë atmosferë idilike ministri e do me çdo kusht, duke i thënë të gjithë mësuesëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut- Rrini urtë! Unë jam ministri dhe bëhet çfarë them unë! Nuk ka grevë dhe pikë!
Arroganca e tij ndoshta e pavullnetshme vazhdon me cinizëm që e ka si pjesë e ADN-së partiake, kur thotë: “ne do të gjejmë zgjidhje….”
Çfarë zgjidhje z.ministër?! Ndoshta ju duken kaq të pavlerë mësuesit sa guxoni t’i tallni deri në këto pika?!
Kaq pak seriozisht i merrni sa nuk merrni mundimin të deklaroni gatishmërinë tuaj për të qenë krahu i mësuesëve?!
Apo do vazhdoni me lojën e vjetër të BDI-së, që të aktivizoni mjetet e rryshfetit, duke bërë që ata mësues që ende i përdorni si vegla, t’u bindin dhe të shkaktojnë përçarje?!
Po sa të tillë ju kanë mbetur?!
Sa burra dhe gra që të drejtën e punësimit ja keni shitur si nder partiak, do ju besojnë juve, duke tradhëtuar kolegët e tyre, duke tradhëtuar komunitetin e tyre, duke tradhëtuar veten e tyre?!
Sa mësues që BDI-ja pretendon t’i përdorë do binden që të quhen tradhëtarë, që të bëhen shkak që ende të urdhërohen publikisht nga ministra, të urdhërohen publikisht, pa asnjë skrupull?!
Të hënën, në 2 shtator, duhej të ishte dita e parë e shkollës, duhet të ishte ditë feste, ditë gëzimi, por në fakt është dita që ose do të shënojë fillimin e Betejës së shumëpritur, atë që unë e kam quajtur Beteja e Dinjitetit, ku më në fund mësimdhënësit do të guxojnë të vendosin respektin e tyre në vend, ose do të datojë si një nga ditët e shumta të krimit politik!
E dini pse?
Se ēshtë krim të trajtosh mësuesit si janë trajtuar deri më sot!
Mësues që janë rrahur, kërcënuar, tallur, përqeshur e nëpërkëmbur si në asnjë rast tjetër!
Maqedonia e Veriut është shteti i vetëm në botë ku bullizmi që po shqetëson Perëndimin si një fenomen ku tallen dhe nëpërkëmben fëmijët nga fëmijët, këtu tek ne bullizmi bëhet nga pushteti tek mësuesit!
Sindikata e tyre ka deklaruar se të hënën ka grevë, sepse kërkojnë rritje rrogash me 25%, ministri del dhe ju thotë: nuk keni për të mbajt grevë, do merremi vesh bashkë- njësoj si kërcënojmë fëmijët kur bëjnë ndonjë prapësi- do merremi vesh në shtëpi!!!
Kaq keq janë katandisur mësuesit për Qeverinë?! Kaq të blerë i dinë?! Kaq të përulur dhe frikacakë sa të tolerojnë sjelljen arrogante të një djaloshi i cili është ulur në karrigen e gabuar?!
Të hënën mësuesit kanë deklaruar grevë, shpresojmë dhe urojmë që kjo grevë të mbahet, sepse jemi dakort dhe të lumtur që paga mujore e tyre të rritet!
Ftojmë çdo prind që çon fëmijën për herë të parë në shkollë, dhe të gjithë prindërit e tjerë, që t’i mbështesin mësuesit në kërkesën e tyre, të mos çojnë fëmijët në shkolla derisa ato shkolla të mbushen me mësues të lumtur, të aftë, të përgjegjshëm!
Fëmijët tanë meritojnë mësues të respektuar!
Fëmijët tanë nuk duan të jenë viktima të një politike ordinere, politike të paarsimuar dhe të paedukuar, e cila mendon se gjithçka mund të blehet!
Ftojë edhe ata mësues, të cilët mund të jenë viktima të ndonjë kërcënimi partiak, që mos dorëzohen, por të vazhdojnë të vendosur në rrugën e tyre për të fituar lirinë dhe dinjitetin që ka kohë që iu është grabitur!
Le të jetë ky vit, viti i revolucionit arsimor, nëse rregullojmë arsimin kemi hypur në anijen e shpëtimit!
Greva e mësimdhënësve është një nga grevat më të drejta të këtij shteti, ajo duhet të fillojë dhe të vazhdojë derisa mësuesëve t’ju plotësohet çdo kusht, t’ju kthehet ajo që ju takon!
Mësuesit për shoqërinë janë 10 herë më të rëndësishëm dhe më të fortë se politikanët, pasi ata janë arkitektët e të ardhmes!
Rritja e pagave, ndryshimi i kushteve praktike të pranimit apo largimit nga puna, kritere të reja për të mbrojtur insitucionet edukativo-arsimore nga punësimet partiake, vlerësim dhe status i veçantë për mësuesit me më shumë eksperiencë, janë e pakta që duhet realizuar urgjentisht nga ministria e Arsimit!
Beteja e Dinjitetit është ajo që duhet të na bashkojë të gjithëve, është një kryevepër sociale që ne mund të bëjmë!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments