16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeNisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, rikujton premtimin “bosh” të Ministrit Bekteshi,...

Nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, rikujton premtimin “bosh” të Ministrit Bekteshi, rruga Kodra e Diellit!

Tetovë, 31 gusht, Zhurnal.mk – Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në një emisionin “Click Plus” në TV21, më 08 maj 2019, u pati zotuar se rregullimi i rrugës që lidh Tetovë – Kondra e Diellit do të përfundon deri në fund të sezonit, mirëpo sipas “Nisma – Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” ky premtim mbeti vetëm fjalë, dhe se kjo rrugë është e papërfunduar, përcjell Zhurnal.mk.

Zhurnal rikujton deklaratën, premtimin, më datë 08 maj të këtij viti në emisionin “Click Plus” në TV21 të ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

“Rruga e cila e lidhë Tetovën me Kodrën e diellit fillon deri në fund të këtij muaji dhe pritet të përfundojë diku në shtator, ose tetor, tash varet edhe prej kushteve të punës. Por unë jap edhe një premtim tjetër, se rruga deri në parafillimin e sezonit dimëror do të jetë e kryer dhe gjithashtu gjashtë-ulësja do të jetë në funksion”, tha për TV21, Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Bekteshi gjithashtu pati thënë se përgatitjet kanë përfunduar dhe se së shpejti do të nisë ndërtimi i rrugës. Ai tha se në fund të kësaj jave do të shkojë ne vendngjarje për të inspektuar punimet.

“Parapërgatitjet bëhen. Para fillimit apo rikonstruimit të rrugës. Gjatë kësaj jave, apo në fund të kësaj jave, unë do të vizitoj kodrën e diellit, ku së bashku me drejtorin e Elem Turs do të ndjekim punimet sa i përket ski liftit të ri apo gjashtë ulëses, por njëkohësisht do t’i ndjekim edhe punimet apo parapërgatitjet për rikonstruimin e rrugës, Tetovë- Kodra e Diellit”, tha për TV21, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ndiqni Videon, premtimin e Bekteshit më datë 08 maj të këtij viti në emisionin “Click Plus” në TV21:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments