7.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeEkspertët: Politika, larg vetingut në polici

Ekspertët: Politika, larg vetingut në polici

Ministria e Brendshme tashmë ka filluar procedurën e  vetingut apo të verifikimit të pastërtisë të punonjësve policor. Për ish-Ministrin e Brendshëm, Pavle Trajanov, pastrimi në polici dhe shërbimet e sigurisë është i domosdoshëm pasi që çështjet e urdhëruara nga gjykata-policia iniciohen përmes tyre, duke përfshirë prokurorë publik dhe gjykatës. Trajanov thekson se atje duhet të punojnë profesionist, të cilët do të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet dhe do të kujdesen për të drejtat e qytetarëve.

E gjitha varet nga partitë. Nëse partitë politike nuk do t’i mbrojnë të punësuarit e tyre në këto institucione. Nëse ndërtohen kritere të qarta, nëse partitë i ngrenë duart nga institucionet e MPB-së, atëherë shërbimet e sigurisë mund të pritet që ta bëjnë këtë në një mënyrë transparente dhe ligjore pa mundësinë e ndonjë abuzimi. Sepse ju e dini që kemi pasur procese kaq të mëdha, lustrimin që përdoret për eliminimin politik, do të isha kundër kësaj nëse në veting do të kishte spastrim në bazë të partisë. Kjo duhet të parandalohet në fillim- deklaroi Pavle Trajanov Ish Ministri i Brendshëm.

Ish-prokurori Aleksandar Nakov mbështet idenë e vetingut në gjyqësor.

Vetingu është një nga format e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve publik, për sa i përket integritetit të tyre personal në ekspertizën e tyre. Unë mendoj se është bërë një hap i tillë në Shqipëri, dhe pastaj erdhi deri te vetë-tërheqja te shumë kryerës të funksioneve, ata janë tërhequr vetë, gjë që për mua është një fakt shumë i kënaqshëm dhe arsye, që mendoj se do të ndodhë diçka e tillë. Edhe vet vetingu, duke kontrolluar gjendjen materiale, mund të dëshmojë se disa nga funksionarë tanë, gjyqtarë dhe prokurorë tanë gjatë natës janë bërë pasanik të mëdhenj, të cilët zotërojnë banesa, makina, xhipa, vila- tha Aleksandar Nakov.

Si Nakov ashtu edhe Trajanov besojnë se “veting” duhet të ketë në të gjitha institucionet shtetërore ku qytetarët ushtrojnë të drejta të caktuara. Jo më pak e rëndësishme është të ketë veting në Ministritë e Ekologjisë, Ekonomisë, Transportit dhe Lidhjeve, si dhe në komunat ku vendosen të drejtat e qytetarëve, sepse siç thotë Trajanov, është më se e sigurt se atje ka korrupsion, por edhe shumë sjellja të pahijshme, d.m.th., nuk merret parasysh dinjiteti i palëve. Ai thekson se duhet të miratohet një Ligj që saktësisht do të përcaktojë kriteret që duhet të kalojë secili individ.


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments