7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeShumë fshatra të Tetovës dhe Gostivarit përballen me problemin e qenve endacakë

Shumë fshatra të Tetovës dhe Gostivarit përballen me problemin e qenve endacakë

Përveç qyteteve Tetovë e Gostivar edhe shumë fshatra në këto rajone përballen me problemin e qenve endacakë. Më të prekura janë fshatrat që gravitojnë në afërsi të fushave, por turmat e qenve endacak shpesh dinë të hyjnë edhe nëpër lagje duke tmerruar banorët.

Qentë endacakë, ditëve të fundit, nuk sulmojnë vetëm njerëzit! Në dy raste në komunën e Bogovinës dhe Vrapçishtit janë sulmuar edhe kope dhensh ku për pasojë, dhjetëra dhen kanë mbetur të ngordhur nga sulmi i qenve endacakë”.

Banorët kërkojnë zgjidhje urgjente, pasi druajnë për sigurinë e tyre.

“Para një viti është sulmuar zonja e vëllait nga qentë. Momentalisht kemi shumë në këtë mëhallë. Duhet marrë masa të pastrohen të kenë një vend të posaçëm, ti vaksinojnë të bëjnë diçka”.

“Qen ka, ka shumë sidomos në livadhe shkojnë në grupe dhe s’mundemi as të shkojmë të punojmë në fusha, nga 20 a 30 shkojnë nëpër fusha”.

Nga komuna e Bogovinës dhe Vrapçishtit , zgjidhjen e shohin në bashkëpunimin me komunën e Gostivarit, përmes trajtimit të qenve endacak në Qendrën e Gostivarit.

“E kuptojmë shqetësimin e qytetarëve se është bërë shqetësuese kjo dukuri kohëve të fundit, dhe siç po dëgjojmë kanë filluar tu bëjnë dëme edhe njerëzve që merren me blegtori, por në këtë drejtim, pak më me përkushtim duhet t`i qaset kësaj edhe vet qeveria – deklaroi Nebi Ademi, drejtor i NPK Sharri.

Në qytetin e Tetovës dhe të Gostivarit, edhe përkundër ndërtimit të qendrave për trajtimin e qenve endacakë, të njëjtët sërish janë rrugëve të qyteteve dhe fshatrave, edhe atë në numër të madh.

Bashkim Sulejmani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments