2.7 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeVMRO-ja, “bombat” i merr nga qytetarët, “I publikojmë, por nuk i dorëzojmë...

VMRO-ja, “bombat” i merr nga qytetarët, “I publikojmë, por nuk i dorëzojmë në prokurori”

Bisedën e përgjuar që e publikoi dje, e në të cilën dëgjohen duke folur Goran Sugarevski dhe Mile Talevski, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoikovski tha se ia kanë dërguar qytetarët. Ai thotë se ashtu siç ua dërgojnë qytetarët ashtu edhe i publikojnë.”

Qytetarët të cilët u ballafaquan me gënjeshtrat e Zoran Zaevit dhe të cilat u shkatërruan me politikat shkatërruese e LSDM-së të cilët u përballën me shoqërim të reketit dhe aktivitete kriminogjene në këtë pushtet të LSDM-së. Gjatë gjithë kohës po dorëzojnë materiale pasi që nuk besojnë në Prokuprinë publike”, tha Naum Stoillkovski, nga VMRO-DPMNE-ja.

Mile Talevski, kryetar i organizatës komunale të LSDM-së, konfirmoi se zëri është i tij dhe i Ministrit të lidhjeve dhe transportit Goran Sugarevskit, por ai tha se nuk është bërë asnjë shkelje të ligjit.

“Në incizimin dëgjohet se u bëj thirrje anëtarëve tanë që janë të punësuar vetëm në përputhje me ligjin, me ndershmëri, dhe pa pikë dozë arrogance dhe në interes të qytetarëve. Unë po them të bëhët asgjë të paligjshme’, deklaroi Mile Talevski, kryetar i Organizatës komunale të LSDM-së.

Nga VMRO-DPMNE thonë se në prokurori ende nuk i kanë dorëzuar materialet.  Nderkohe nga prokuroria nuk u përgjigjen nëse do ta hetojnë këtë rast.

As Sugarevski nuk u përgjigj se përse në këtë mënyrë ka agjituar tek të punësuarit duke ushtruar presion për të votuar për Stevo Pendarovskin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments