Në këtë ditë të shënuar për gjuhën dhe kulturën shqiptare, 22 Nëntori përfaqëson një moment të rëndësishëm të historisë sonë kombëtare, duke simbolizuar unitetin, identitetin dhe përkushtimin e vazhdueshëm për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe.
Kjo ditë na kujton se gjuha është themeli i identitetit tonë kombëtar dhe një nga vlerat më të çmuara që duhet ta ruajmë, ta kultivojmë dhe t’ua përcjellim brezave që vijnë.
Për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, 22 Nëntori është një simbol i gjuhës, identitetit dhe krenarisë kombëtare, por edhe i përpjekjeve për afirmimin e tyre institucional. Në vitin 2007, gjatë qeverisjes së PDSH-së, kjo datë u bë festë zyrtare për shqiptarët në vend, duke shënuar një moment të rëndësishëm në njohjen dhe afirmimin e vlerave tona kombëtare.
Sot, me respekt dhe krenari, kujtojmë Kongresin e Manastirit dhe të gjithë ata që kontribuuan në unifikimin e alfabetit shqip.
Gëzuar 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit Shqiptar!
Menduh Thaçi
Kryetar
Partia Demokratike Shqiptare
