17.9 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaShtetet e Bashkuara ndajnë edhe 700 milionë dollarë ndihmë ushtarake – 332...

Shtetet e Bashkuara ndajnë edhe 700 milionë dollarë ndihmë ushtarake – 332 dedikohen enkas për Ukrainën

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, kanë mbajtur mbrëmë një takim në Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Dyshja amerikane që tashmë janë larguar nga territori i Ukrainës, premtuan edhe 700 milionë dollarë tjera si ndihmë ushtarake – ku 332 milionë do të ndahen enkas për Ukrainën, transmeton Telegrafi.

E 400 milionë dollarë tjera do të shpërndahen në 15 shtete në Evropën Lindore dhe Qendrore, si dhe për ato të Ballkanit.

Kjo ndihmë e re ushtarake dhe ato që ishin dhënë më herët nga fillimi i luftës në Ukrainë nga SHBA-të, në total kapin vlerën e 3.7 miliardë dollarëve.

Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se kanë aprovuar shitjen e municionit për Ukrainën në vlerë prej 165 milionë dollarë.

Kujtojmë që presidenti ukrainas pati deklaruar se me Blinken dhe Austin do të takohet në stacionin e metrosë në Kiev, por Shtëpia e Bardhë kishte refuzuar të konfirmojë apo diskutojë detajet e vizitës. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments