BallinaLajmeEdi Rama në Maqedoninë e Veriut, zhvilloi takime të ndara me liderët...

Edi Rama në Maqedoninë e Veriut, zhvilloi takime të ndara me liderët shqiptarë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi takime të ndara me liderët shqiptarë. Fillimisht Rama takoi kreun e BDI-së Ali Ahmeti. Kreu i opozitës shqiptare theksoi se në takim kanë diskutuar për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët. Sipas Ahmetit takimi takim merr një domethënie të veçantë edhe për faktin se zhvillohet në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, dhe në prag të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Pas Ahmetit kryeministri shqiptar në Manastir takoi edhe bashkëkryetarët e VLEN-it Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami. “Festa e Alfabetit na bëri bashkë sot në Manastir. Biseduam për lidhjet që kemi ndërtuar ndër vite dhe për atë që mund të bëjmë sot që bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të ndihet më shumë në jetën e qytetarëve tanë”, ka shkruar Mexhiti. Liderët e Vlenit në Manastir u takuan edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kasami ka shkuar se bisedimet janë përqendruar te zhvillimet aktuale politike, përfaqësimi politik të shqiptarëve në vend dhe bashkëpunimin rajonal./Alsat.mk.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments