16.7 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaZelensky i kërkoi me ngulm, SHBA nuk do të dërgojë trupa për...

Zelensky i kërkoi me ngulm, SHBA nuk do të dërgojë trupa për të luftuar në Ukrainë

Ndërsa udhëtimi i Blinken dhe Austin shënoi vizitën e nivelit më të lartë nga diplomatët amerikanë që nga fillimi i luftës, zyrtarët kanë theksuar se kjo nuk do të thotë se SHBA po përfshihet drejtpërdrejt në luftë.

Presidenti ka qenë shumë i qartë se nuk do të ketë trupa amerikane që luftojnë në Ukrainë dhe kjo përfshin qiejt mbi Ukrainë”, tha një zyrtar i mbrojtjes për mediat amerikane.

Kjo vizitë do të thotë përfshirje aktuale nga forcat amerikane,” shtuan ata.

Më herët gjatë luftës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu lut NATO-s të zbatonte një zonë ndalim-fluturimi në të gjithë vendin e tij, por kërkesa u refuzua.

Para takimit me zyrtarët e lartë, Zelensky tha se kërkesa kryesore e tij do të jetë për armë, pasi Ukraina sipas tij, ka nevojë për mbështetje për përballjen me agresionin rus.topchannel.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments