4.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaBlinkeni dhe Austini takuan Zelenskyn në Kiev / “Rusia po dështon”-Ukraina po...

Blinkeni dhe Austini takuan Zelenskyn në Kiev / “Rusia po dështon”-Ukraina po ia del!

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka folur për udhëtimin e tij në Kiev, duke thënë se ishte një shans për të demonstruar fuqishëm mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës për qeverinë ukrainase.

Ai thotë se gjatë takimit me zyrtarët, presidenti i Ukrainës Zelensky shprehu vlerësimin e tij për udhëheqjen e Presidentit Joe Biden dhe bujarinë e SHBA-së ndaj Ukrainës.

Blinken shton se Rusia vazhdon të përpiqet të brutalizojë pjesë të Ukrainës, por ukrainasit po qëndrojnë të fortë. Ai gjithashtu thotë se Moska po dështon në qëllimet e saj të luftës, ndërsa Ukraina po ia del.

Sekretari i Shtetit thotë se një Ukrainë sovrane dhe e pavarur do të jetë shumë më e gjatë se sa është në skenë Vladimir Putin i Rusisë.

Gjatë takimit në Kiev, Blinkeni përsëriti mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën dhe premtoi më shumë se 700 milionë dollarë financim ushtarak për të ndihmuar luftën kundër Rusisë. Në fakt, SHBA-ja i ka dhënë tashmë 3.4 miliardë dollarë Ukrainës që nga nisja e luftës më 24 shkurt.

Kjo ishte vizita e nivelit më të lartë të diplomatëve amerikanë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.

Përveç presidentit Zelensky, Blinkeni dhe Austini u takuan edhe me ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba, ministrin e Mbrojtjes Oleksiy Reznikov dhe ministrin e Brendshëm Denys Monastyrsky, raportoi CNN, duke cituar një zyrtar të lartë të Departamentit të Shtetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments