11.5 C
Tetovo
E premte, 10 Maj, 2024
BallinaEkonomiQumështi në Gjermani një euro, pesë kilogram miell për pesë euro

Qumështi në Gjermani një euro, pesë kilogram miell për pesë euro

Çmimet e ushqimeve bazë në Gjermani janë më të lira ose të njëjta si në Maqedoni, raporton “Pressing TV”.
Dhe produktet që mund të quhen luks janë më të përballueshme se këtu, dhe këto janë çmimet e produkteve ushqimore bazë:

Çmimi i bukës varion nga një euro deri në 1.30. Ka edhe më të shtrenjta, por ato janë bukët që piqen në furrat e bukës në vetë marketet.

Kashkavalli është mesatarisht 8 euro për kilogram. Një pulë e paketuar e gatshme për pjekje kushton 4.29 euro

Pavarësisht luftës në Ukrainë, ku Gjermania merr grurin e saj, mielli kushton 0,69 për kilogram ose pesë euro për një paketë pesë kilogramësh.

Ajo që është vërtet më e shtrenjtë në Gjermani se këtu janë perimet dhe frutat. Si shembull do të themi se gjysmë kilogrami domate kushton 1.6 euro. Edhe vaji i lulediellit ka një çmim që varion nga 3 deri në 4 euro në varësi të prodhuesit.

Me gjithë këto çmime, vlen të theksohet se paga minimale në Gjermani është 1200 euro, ndaj edhe personat me të ardhura të ulëta mund të mbushin shportën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments