13.2 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeGRUBI: Unë nuk jam i pakënaqur te BDI-ja.Për ndryshimet në ekzekutiv vendosin...

GRUBI: Unë nuk jam i pakënaqur te BDI-ja.Për ndryshimet në ekzekutiv vendosin kryetarët e partive

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi sot nga Struga tha se personalisht nuk ka pakënaqësi nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Grubi tha se kjo vjen pasi siç theksoi ai, sipas gjitha anketave mbështetja për BDI-në është e madhe.

“Unë nuk kam pakënaqësi nga BDI. Cilat janë arsyet e pakënaqësive në BDI? Duhet që në këtë pyetje të përgjigjet z.Ahmeti, të përgjigjen të tjerët. Ne jemi këtu për të kryer punë, që ta realizojmë programin, të realizojmë gjithçka që i kemi premtuar qytetarëve dhe shoh se mbështetja në trupin votues të BDI-së është e madhe, siç e patë sipas të gjitha anketave, BDI është më tepër se gjysma e trupit votues tek shqiptarët”, pohoi mes tjerash Grubi.Unë jam në Qeveri për të ekzekutuar, dhe jo për të menduar në lidhje me këto punë, ka kush mendon, ka kryetar të partive, organe të partive që i marrin këto vendime, unë i ekzekutoj ato vendime…Shumica paralamentare dhe koalicioni qeverisës është i koncentrur në projekte të këtilla siç jemi sot, por edhe në ndërtimin e korrdiorit 8, korridorit 10, gazifikimit, projektin tjetër që shpresoj ta fillojmë ta ndrëktojmë gjatë vitit të ardhshëm, hekurdha nga Kërçova deri në Strugë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments