15.6 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaEkonomiPunonjësit në Gjermani do të marrin një bonus deri në 3000 euro...

Punonjësit në Gjermani do të marrin një bonus deri në 3000 euro për shkak të inflacionit

Punonjësit në Gjermani do të mund të marrin pensione dhe shpërblime deri në 3000 euro në vit, pa taksa dhe kontribute, për t’i ndihmuar ata të kapërcejnë inflacionin e lartë.
Një vendim të tillë e ka marrë Bundestagu, përcjell “Capital”.Lehtësimi do të jetë i vlefshëm deri në fund të vitit 2024. Megjithatë, çështja se sa punëdhënës do të mund të paguajnë bonuse në përgjithësi është e hapur. Kryetari i sindikatës së punëdhënësve, Rainer Dülger, tha se jo të gjitha kompanitë janë në gjendje të ekspozohen ndaj një shpenzimi të tillë.

Tashmë gjatë pandemisë ka pasur një mundësi për të paguar një prim pa taksa. Megjithatë, nuk dihet se sa kompani kanë paguar dhe çfarë shumash janë ato.

Parakusht për lirim nga taksat është që paratë të paguhen krahas pagës së rregullt. Përveç kësaj, punëdhënësi duhet të deklarojë se bëhet fjalë për një shumë paushall, e cila lidhet me rritjen e çmimeve. Në rastin e përfituesve të ndihmës sociale, primi nuk duhet të konsiderohet si e ardhur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments