15.3 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeNxënësit shqiptarë në vend librave të ri,viti i ri shkollor i pret...

Nxënësit shqiptarë në vend librave të ri,viti i ri shkollor i pret prapë me libra të dëmtuara,ujku i vjetër T. Zajazi: Fajtorë janë edhe nxënësit, jo vetëm institucionet

Problemet e vjetra vazhdojnë t’i ndjekin nxënësit edhe në këtë fillim vit të ri shkollor. Dëmtimi i skajshëm i librave e bën më të vështirë përdorimin e tyre. Se sa të dëmtuara janë tekstet, shihen në ca video që kanë arritur në redaksinë e Tv21.

Profesori Tahir Zajazi thotë se faji nuk është vetëm tek institucionet por edhe tek nxënësit e pa ndërgjegjshëm të cilët nuk e duan librin dhe të njëjtin e dëmtojnë.

“Është problem që libri bije në dorë të nxënësve të ndryshëm. Ka edhe nxënës jo të sjellshëm, ka edhe të tillë që e urrejnë librin  dhe e keqpërdorin, e dhunojnë librin. E ai libër do të bartet edhe në gjeneratën e dytë dhe në të tretën e kështu me radhë”, deklaroi profesori, Tahir Zajazi.

Zajazi thotë se hapi i MASH për libra falas për çdo nxënës është shumë human por nuk e la pa cekur se në tekstet që janë në qarkullim ka shumë shtrembërime të fakteve dhe manifestim të urrejtjes ndëretnike. Sipas profesor Zajazit kjo është e papranueshme.

“E keqe është ajo tjetra se tekstet shkollore që tani i kemi prej fillores deri tek e mesmja, janë me shumë defekte. Janë me defekte marramendëse, të pa pranueshme, si t’ju them, jo educative. Domethënë, vjen në shprehje një mllef një urrejtje ndëretnike, e cila manifeston ose ekspozon idetë e një urrejtjeje ndëretnike. Ajo duhet të mënjanohet, ajo është e papranueshme e dyta, tekstet shkollore duhet të jenë në nivel të kohës të shekullit XXI, sepse teksti shkollor është mësuesi i dytë, ose mësuesi në distancë dhe teksti duhet të jetë ashtu i përpiluar, ashtu tërheqës që vëmendjen e nxënësit ta koncentrojë në çështje esenciale”, shtoi Zajazi. 

Së fundmi, kritika për tekstet e dëmtuara bëri edhe kreu i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

“Këto janë librat që i përdorin nxënësit tanë nëpër shkolla”,ka shkruar Taravari

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi tha se furnizimi i teksteve që janë të vjetra, respektivisht atyre që mungojnë bëhet në momentin kur drejtoritë e shkollave një gjë të tillë e kërkojnë nga MASH. Ai premton se sapo të zgjidhet operatori ekonomik, tekstet që janë të pashfrytëzueshme do të largohen nga përdorimi.

“Sapo ta zgjedhim operatorin ekonomik, sa ta zgjedhim botuesin, që jemi në fazën përfundimtare, ju tregova që jemi në fazën e evaluimit të ofertave, më pastaj do të kemi auksion elektronik dhe përcaktim të fituesit. Të njëjtin do ta ngarkojmë, prej të njëjtit do të kërkojmë që të botojë të gjithë ato tekste shkollore që janë qe katër apo pesë vite të cilët janë të dëmtuara  dhe nuk mund të shfrytëzohen në procesin edukativo-arsimor”, tha Arbër Ademi.

Kjo nuk është hera e parë që Tv21 ka raportuar për problemet me të cilat përballen nxënësit dhe mësimdhënësit, respektivisht për gabimet drejtshkrimore, shtrembërimin e fakteve historike dhe teksteve të dëmtuara. E së fundmi ministri Arsimit dhe Shkencës, pohoi se disa tekste kanë filluar të reformohen ndërsa disa të tjerë, sipas tij, pritet të reformohen së shpejti./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments