Ka ndërruar jetë profesori Ismailhaki Kuriu, intelektual, pedagog dhe veprimtar, i cili një pjesë të rëndësishme të jetës së tij ia kushtoi arsimit dhe shoqërisë shqiptare.
I lindur në vitin 1943 në Gostivar, Kuriu la gjurmë të rëndësishme në formimin arsimor dhe edukimin e shumë brezave. Ai njihet edhe si kryetari i parë i KF Shkëndija, klubit të themeluar në vitin 1979, duke qenë pjesë e historisë së hershme të këtij klubi.
Varrimi bëhet sot – E Hënë 16.11. 2026 në ora 14.00 në varrezat e qytetit në Prishtinë – Arberi
Kontributi i tij në arsim dhe në jetën publike shqiptare do të mbetet pjesë e kujtesës së atyre që e njohën dhe bashkëpunuan me të.
Familjes, miqve, kolegëve dhe ish-nxënësve u shprehen ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e tij.
