16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMinistri i Kulturës Hysni Ismaili vizitë pune në xhaminë e Tabanocit, xhamia...

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili vizitë pune në xhaminë e Tabanocit, xhamia më e vjetër në Maqedoni

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili ka vizituar Xhaminë e Tabanocit. Vizita e tij është një sinjal pozitiv dhe paralajmërim se do të restaurohet ky objekt i lënë në harresë, që është edhe xhamia më e vjetër në Maqedoni.

Nga xhamia ka mbetur vetëm pjesa kryesore, salla e lutjes dhe minarja jo e kompletuar dhe muret e jashtëm. Xhamia e Tabanocit nuk funksionon, sepse edhe ajo popullatë e mbetur shqiptare u shpërngul nga Tabanoci dhe nuk ka më besimtarë islamë.
Në gjendje të mjerueshme është xhamia e Tabanocit, e cila sipas dokumenteve nuk është e mbrojtur me ligj në Maqedoni , bile deri në vitin 2007. Që nga viti 2008, ajo është edhe në mbrojtje të ligjit si monument i trashëgimisë kulturore.
Sipas të dhënave të Muzeut Arkeologjik të Maqedonisë, kjo është njëra nga 38 objektet fetare të mbrojtura me ligj në të gjithë vendin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments