16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajme“Nuk do të mësoni me librin i cili fyen shqiptarët”! Profesori ua...

“Nuk do të mësoni me librin i cili fyen shqiptarët”! Profesori ua jep lajmin nxënësve për tërheqjen e librit të gjeografisë

Profesori i gjeografisë Burim Aliu po ua jep lajmin nxënësve të shkollës së mesme Zef Lush Marku se libri i vitit të dytë i gjeografisë është tërhequr nga përdorimi. Kjo vjen pasi në këtë libër ka përmbajtje të pavërteta të cilat nxisin urrejtje ndëretnike.

 “Prej dje është zyrtare do të tërhiqet ky libër dhe do të bëhet një libër i ri. Ai libër ka qenë i shtypur në vitin 2002 me ofendime të ndryshme sidomos për popullatën shqiptare. Ju nuk do ta keni këtë libër. Për vitin e ardhshëm sigurisht do të ndërrohet. Ky është lajmi”, tha Burim Aliu – profesor i gjeografisë.

Profesori Aliu ka qenë në komisionin recensues në kuadër të Byrosë së arsimit dhe Shkencës ku edhe është vendosur për tërheqjen e librit. Prej shtatë anëtarëve 5 kanë qenë pro ndërsa dy kundër ndryshimit të librit.

 “Në atë komisioninn që ishim dje u vendos definitivisht prej 7 vetave, vetëm 5 veta nënshkruam”, shtoi profesori Burim Aliu.

Fjalën e fundit për ndryshimin e librit e ka dhënë ministrja për arsim Milla Carovska, por në konferencë për shtyp doli zëvendësi i saj Arafat Shabani. Ai kritikoi ministrat e mëparshëm se nuk kanë bërë sa duhet për ta tërhequr librin në fjalë.

“Për dallim nga ish-ministrat shqiptar që nuk e kanë pa të udhës t’i evitojnë gabimet përfaqësore të librave shkollore ndërsa kanë udhëhequr me dekada me Ministrinë e arsimit dhe shkencës ne do t’ përpiqemi që t’i tërheqim nga përdorimi të gjitha librat me përmbatje jo të sakta dhe përplot të pavërteta”, deklaroi Arafat Shabani – zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës.

Në këtë libër kontestuese janë disa pjesë të librit edhe atë ku thuhet se:

Shqiptarët kanë qenë maqedonas, por në kohën e sundimit osman janë bërë shqiptarë dhe shqiptarët e Maqedonisë e kanë prejardhjen nga çerkezët, romët dhe turqit.

Shqiptarët kanë migruar në Maqedoni, duke i malltretuar fizikisht, duke i vjedhur, duke i kidnapuar dhe duke i vrarë maqedonasit vendas.

Përveç librit të gjeografisë ka edhe libra të tjerë të cilat kanë përmbatje fyese dhe të pavërteta për këtë gjë janë formuar komisione ndërshtetërore ku po shqyrtohen programet dhe përmbajtja e programeve mësimore dhe e teksteve shkollore por deri më tani nuk ka vendim për ndryshimin e librave të tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments