11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeIlmi Selami-zv/drejtori i ESHS / Nevojiten ndryshime ligjore për shtyrjen e regjistrimit

Ilmi Selami-zv/drejtori i ESHS / Nevojiten ndryshime ligjore për shtyrjen e regjistrimit

Zëvendës drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Ilmi Selami i ftuar në “Rruga drejt…”, për të debatuar rreth procesit të regjistrimit të popullsisë u shpreh se procesi për momentin po rrjedh në diasporë dhe se po bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e këtij procesi edhe brenda vendit, që me ligj është paraparë të mbahet nga 1 deri më 21 prill të këtij viti. Megjithatë sipas tij po qesë përkeqësohet gjendja epidemiologjike në vend, atëherë do të nevojiten ndryshime ligjore që të mund ky proces ose të prolongohet ose të zgjatet afati, në 30 apo 40 ditë.

“Përveç procesit i cili është në rrjedhë e sipër, procesi i vetë-regjistrimit të diasporës, ju e dini se pason regjistrimi brenda shtetit të republikës së Maqedonisë, regjistrimi i rezidentëve, i cili si proces do të filloj më një prill dhe do të zgjas deri më 21 prill. Aktivitetet për këtë në Entin shtetëror të Statistikave anë të ngjeshura dhe për çdo ditë po zhvillohen. Përderisa nuk ka një zgjidhje tjetër ligjore nga ligjdhënësi i cili sjell ndryshimet për anulim e kështu me radhë, ne do të punojmë në zbatimin e këtij ligi… Për ndryshime të reja duhet që ligjvënësi sjell një ligj ku do të ndryshohen këto dispozita. Dhe dy janë mënyrat në qoftë se i hyhet kësaj si procedurë. Mënyra e parë është për të prolonguar procesin, poqëse vihet deri tek ajo, ose mënyra e dytë për të zgajtur procesin e regjistrimit, nga një prilli, të mos përfundoj më 21 prill por të zgjatet, të jetë 30 ditë, 40 ditë e kështu me radhë. Këto janë vetëm mundësi të cilat do të ndodhnin poqëse vërtetë situata me pandeminë përkeqësohet deri në atë shkallë që vërtet nuk mund të lëvizim dhe të zbatojmë regjistrimin lirshëm”, tha Ilmi Selami, zv. drejtor i Entiti Shtetëror për Statistikë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments