12.1 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeMundësi studimi në Shqipëri për studentët e Luginës së Preshevës, ministri Hasani:...

Mundësi studimi në Shqipëri për studentët e Luginës së Preshevës, ministri Hasani: Do ofrojmë 30 bursa në vit dhe akomodim falas

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, Nevzad Lutfiu dhe rektorit të universitetit “Eqrem Çabej” Bektash Mema, për nismën “Për shqiptarët në rajon: Mundësi studimi për studentët e Luginës së Preshevës”.

Në fjalën e tij, ministri Hasani bëri me dije se studentët e Luginës së Preshevës do të përfitojnë bursa studimi në universitetet shqiptare si dhe do të kenë akomodim falas për periudhën e studimit. Mes të tjerash,k Hasani tha se po vijon puna për binjakëzimin e komunave të Luginës me bashkitë tona, me synim zgjerimin e projekteve të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Studentët nga Lugina e Preshevës përfitojnë bursa studimi në universitetet shqiptare. Do jenë 30 bursa në vit, duke filluar nga viti tjetër akademik 2024-2025. Studentët do kenë akomodim falas përgjatë gjithë periudhës së studimit dhe Bashkia e Gjirokastrës do ofrojë mundësi punësimi për studentët gjatë muajve të verës. Përzgjedhja e arsimit si fokus kryesor i mbështetjes për Luginën, jo e rastësishme. Ne jemi besimplotë se nga arsimi fillon përpjekja për fuqizimin dhe rivitalizimin e këtij komuniteti. Angazhimi ynë për të mbështetur bashkëkombasit tanë nuk mbaron këtu. Shqipëria, vullnet të qartë në mbështetjen e tyre përmes nismave konkrete.

Vijon puna për binjakëzimin e komunave të Luginës me bashkitë tona. Synohet zgjerimi i projekteve të bashkëpunimit. Kemi projekte të tjera konkrete në mbështetje të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës”, tha Hasani./vizionplus.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments