10.6 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmeProteston Bullgaria: Politikanët maqedonas me deklarata të rrejshme për ne

Proteston Bullgaria: Politikanët maqedonas me deklarata të rrejshme për ne

MPJ bullgare ka njoftuar se ka thirrur ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Sofje në lidhje me, siç thonë ata, komentet e fundit publike të politikanëve nga shteti fqinj dhe pretendimet e rreme të përhapura nga ana e tyre për Republikën e Bullgarisë.

Ministria thekson se kundërshtojnë kategorikisht përpjekjen për përfshirjen e Bullgarisë dhe marrëdhënieve bilaterale në debatin e brendshëm politik në Maqedoni, përfshirë edhe në kontekstin e fushatës aktuale zgjedhore.

“Bullgaria vazhdimisht mban një ton konstruktiv dhe përmbahet nga komentimi i provokimeve të vazhdueshme në hapësirën publike të Maqedonisë së Veriut. E bën këtë me mirëkuptimin se është e nevojshme të sigurohet një mjedis konstruktiv për mbarëvajtjen normale të procesit zgjedhor në mënyrë që të mund të zbatohen reformat e nevojshme. Për fat të keq, është e qartë se këto përpjekje të Bullgarisë nuk janë kuptuar dhe vlerësuar nga faktorë të caktuar në Shkup, të cilët vazhdojnë ta përdorin vendin tonë si justifikim për mungesën e progresit para qytetarëve të tyre”, thonë nga MPJ bullgare.

Ata u bëjnë thirrje politikanëve maqedonas që të tregojnë pjekurinë e nevojshme politike, të japin një kontribut konstruktiv në zbatimin e angazhimeve politike të marra në vitin 2022 dhe të respektojnë me përpikëri Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë të vitit 2017.

“Është e vetmja mundësi për të arritur progres real në procesin e integrimit evropian të vendit për të mirën e qytetarëve”, thotë MPJ bullgare.

Njoftimit i ka paraprirë fakti se VMRO-ja bullgare ka kërkuar thirrjen e ambasadorit maqedonas për shkak të deklaratave të presidentit aktual Stevo Pendarovski, të cilat i vlerësuan si “fjalë urrejtjeje ndaj shtetit bullgar”.

Pendarovski tha se marrëveshja me Bullgarinë nuk u kontestua për tre vjet dhe u bë problematike kur Sofja, nën gardën e vjetër nacionaliste komuniste, filloi të shpik arsye për bllokadë, të cilat nuk janë në vetë marrëveshjen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments