16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeInaugurimi i Biden: 50 shtetet e SHBA-së bëhen gati për protesta të...

Inaugurimi i Biden: 50 shtetet e SHBA-së bëhen gati për protesta të armatosura

Para Shtëpisë së Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të shtunën janë vendosur një numër i madh i trupave të Gardës Kombëtare për ta mbrojtur këtë objekt nga protestat, të cilat mund të ndodhin kundër inaugurimit të Joe Biden si president më 20 janar.

Në gjithë Washingtonin janë vendosur ushtarë të shumtë për mbrojte, po ashtu edhe në 50 shtetet tjera të SHBA-së.
FBI ka paralajmëruar se mund të ketë marshime të armatosura nga mbështetësit e Trump në të gjithë SHBA-në, transmeton Klan Kosova.

Pjesa më e madhe e Washingtonit do të jetë e mbyllur përpara inaugurimit të së mërkurës, po ashtu edhe shumë rrugë që dërgojnë tek Capitol Hill janë mbyllur për qarkullim duke u vendosur pengesa të betonit dhe rrethoja të metalit.

Ekipi i presidentit të zgjedhur Joe Biden u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shkojnë për inaugurimin e tij për mos përhapje të pandemisë COVID-19.

Të gjitha këto përgatitje janë duke u bërë për të parandaluar përsëritjen e asaj që ndodhi ditë më parë në Capiol Hill, ku nga protestat kanë vdekur katër qytetarë dhe një oficer i policisë, shkruan BBC.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments