18.6 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaLajmeDeputetja Statovci reagon pasi SHBA e futi Kosovën në listën e trajnimeve...

Deputetja Statovci reagon pasi SHBA e futi Kosovën në listën e trajnimeve ushtarake, ka një ‘selam’ për skeptikët

Deputetja e Partisë Guxo, Jeta Statovci, ka reaguar pasi Senati Amerikan njoftoi se do të shtojë Kosovën në listën e vendeve të Europës Lindore që kualifikohen për trajnime ushtarake të SHBA.

Deputetja Statovci ka thënë se partneriteti i Kosovës me SHBA-të nuk lëkundet.

“Shpresoj që ky vendim i SHBA-ve të mos ketë dëshpëruar thellë dyshuesit skeptikë pushtet-varur, por partneriteti i Kosovës me SHBA-të nuk lëkundet .
SHBA-të dhe Kosova do të zhvillojnë ushtrime ushtarake të përbashkëta, në shërbim të fuqizimit të sigurisë, paqes dhe stabilitetit në rajon.
Vendimi i Senatit amerikan për ta ftuar edhe Kosovën në listën e vendeve me të cilat ushtria më e fuqishme në botë, ajo e SHBA-ve, bashkë me NATO-n, do të zhvillojnë ushtrime të përbashkëta ushtarake, është edhe një tjetër fakt se; SHBA-të i qëndrojnë afër Kosovës në të gjitha rrafshet.
Përkushtimi i Kosovës për demokraci, paqe e stabilitet, është shkollë e marrë më së shumti nga SHBA-të. Vlerat tona të tolerancës, bashkëjetesës, lirisë dhe barazisë, ndahen me ato të SHBA-ve, duke krijuar kështu një partneritet të pa cenueshëm, besnik dhe vizionar” shkruan 
Statovci në reagim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments