12.7 C
Tetovo
E enjte, 9 Maj, 2024
BallinaLajmeKosova pritet të futet në listën e vendeve për trajnime nga ushtria...

Kosova pritet të futet në listën e vendeve për trajnime nga ushtria amerikane

Draft-ligji vjetor për mbrojtje i Senatit Amerikan do ta shtonte Kosovën në listën e vendeve të Evropës Lindore, që kualifikohen për trajnime ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mes tensioneve në Ballkan.

“Defence News” raporton se akti fiskal i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin 2024 do të fillojë të debatohet gjatë kësaj jave nga Senati, përcjell Syri.net Kosova.

Sipas këtij raportimi, Kosovës do t’i mundësonte që të angazhohet në stërvitje ushtarake të udhëhequra nga ShBA.

“Një gjë e tillë do t’i mundësonte Kosovës të merrte rimbursime për trajnime nëpërmjet stërvitjeve ushtarake shumëpalëshe me anëtarët e NATO-s dhe Partneritetit për Paqe të NATO-s, një listë e vendeve që përfshin rivalin e saj Serbinë”,  thuhet në këtë raportim.

Duke cituar një raport të komisionit, ky medium shkruan se vlerësohen përpjekjet e Departamentit të Mbrojtjes për ta mbështetur Kosovën, derisa punon për të zhvilluar Forcën e Sigurisë.

Raporti po ashtu thekson se Komiteti i Senatit i Shërbimeve të Armatosura “mbështet zgjerimin e bashkëpunimit të sigurisë kibernetike”.

“Komiteti beson se Departamenti i Mbrojtjes duhet të identifikojë fushat për të çuar më tej bashkëpunimin ekzistues të sigurisë kibernetike dhe gjithashtu mundësi të reja për të forcuar partneritetin dypalësh”,  bëhet e ditur se thuhet në këtë raport./Syri.net Kosova

© SYRI.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments