15.8 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeTaravari: “Fronti për Europë” – nuk është ide e keqe, duhet të...

Taravari: “Fronti për Europë” – nuk është ide e keqe, duhet të analizohet! 

Lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH) – Arben Taravari në një prononcim për portalin PRESSonline.al ka folur për iniciativën e Ali Ahmetit – “Fronti për Europë”.

Ai thotë se ideja që të bashkohen më shumë parti dhe të bashkëpunojnë nuk është e keqe, vetëm se duhet të analizohet në rrethana të caktuara.

“Është praktikisht shumë utopike sipas meje, një është problem që partitë politike shqiptare të hyjmë me një parti maqedonase para zgjedhjeve. Ju e dini, radha e parë që ka ndodhë është Lëvizja BESA që hyri në vitin 2020 me LSDM-në, rast tjetër nuk ka pasur dhe në qoftë se partitë shqiptare, më shumë partitë shqiptare nëse hyjmë sëbashku me LSDM-në, unë kështu e kuptoj atë frontin evropian, ajo do të ngrit një kauzë te VMRO DPMNE-ja që të thirret te qytetarët maqedonas se keni dy opsione, një opsion për të votuar për partitë shqiptare dhe dy, opsioni për ta votuar VMRO DPMNE-në. Kjo do të kishte krijuar telashe serioze te LSDM-ja, po edhe te votuesi shqiptar, realisht do të ishte vështirë që të bindet se tash është momenti për të votuar një opsion, i cili garanton rrugën e mëtutjeshme evropiane, por nuk duhet të hidhet, duhet të analizohet edhe brenda strukturave partiake, po edhe në opinion të testohet, si mund të kalon një kombinim i këtillë”, deklaroi Taravari për PRESSonline.al

Sidoqoftë, shprehet mëtej Taravari, çdo parti politike duhet ti sheh dhe normalisht të përllogarisë sa dhe si do t’i kushtojë atyre hyrja në kësi lloji të koalicionit, por para së gjithash është për të mirën e qytetarëve të mendohet, mbi të gjitha ajo është me rëndësi.

“Në qoftë se ka gjasa që një opsion i këtillë të kalon dhe të pranohet prej qytetarëve, edhe mund të mendohet, po në qoftë se i bëjmë dëm njëri – tjetrit në qoftë se hyjmë në një koalicion të këtillë, atëherë mendoj se nuk ia vlen, më mirë të hyhet çdokush vetë apo në kombinime të caktuara tjera dhe pastaj të shihet si mund të bëhet me numrin e deputetëve që do ti marrin partitë politike për të krijuar një front më të gjerë qeveritar, i cili do të ishte pro-europian”, theksoi Taravari.

I pyetur nëse lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ia ka prezantuar personalisht iniciativën, Taravari thotë se takim të veçantë për këtë nuk ka pasur por kalimthi me kreun e BDI-së ka biseduar këtë ide.

“Nuk e kemi biseduar realisht, e kemi biseduar me një rast shkurt në një takim që si një ide e një fronti të gjerë të partive politike shqiptare, d.m.th të gjitha partive politike shqiptare, posaçërisht nëse janë listat e hapura, ajo nuk pengon që të gjitha partitë politike të hyjnë me një listë me disa emra dhe kush sa vota merr aq deputetë ka, d.m.th askush nuk mund të ndjehet i diskriminuar se nuk është përfill, se nuk është dhënë sa duhet, ka marrë më shumë sesa duhet. Kështu që ky opsion e kemi biseduar, për me parti më të vogla nuk e kemi diskutuar, them unë nuk përjashtoj mundësi për çdo lloj bashkëpunimi me çdo parti politike, pa përjashtim. Çdoherë e them se mbi të gjitha është me rëndësi e mira e qytetarëve, por e dyta duhet ta mendojmë edhe situatën e partisë tonë politike, çfarë dhe si do të ishte më e mira për Aleancën për Shqiptarët, me të vetmin qëllim që të merr sa më shumë përkrahje prej qytetarëve”, deklaroi kreu i ASh-së – Arben Taravari për PRESSonline.al

Por, shton se, në qoftë se ndonjë opsion është i dëmshëm për Aleancën për Shqiptarët atëherë nuk duhet të hyje me vetëdije në ndonjë koalicion ku mund të dëmtohet dhe ndonjë koalicion që mund ti sjellë më shumë vota, të valorizon edhe Aleancën, se Aleanca është këtu ku duhet, edhe anëtarësisë, por edhe bashkëpunëtorëve të ardhshëm në cilin do qoftë opsion, në qeveri apo në opozitë, kur do të ketë sa më shumë vota.

“Kështu që do ti bëjmë këto analiza, jemi duke e ndjekur disponimin e popullatës, jemi duke biseduar përditë me anëtarësinë, të marrim një farë feedback-u prej atyre dhe në fund duhet të ulemi të shohim se cili është opsioni më i mirë për partinë tonë, në bazë të analizave që do ti bëjmë në strukturat partiake, ashtu edhe do të vendosim, ashtu edhe do të bëjmë negociata, me cilindo qoftë që ta shohim se është më e arsyeshme, më racionale dhe më e dobishme për partinë tonë”, thotë Taravari.(PRESSonloine.al)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments