12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeAbdulla Mehmeti / JA ÇFARË SORTE SHQIPTARËSH KA MES NESH

Abdulla Mehmeti / JA ÇFARË SORTE SHQIPTARËSH KA MES NESH

(Ndarje shqetësimi me një mik nga Kosova)I nderuar mik, veprimtar i palodhshëm, në këtë vend nuk janë problem vetëm joshqiptarët për mosrealizimin e të drejtave, lirisë dhe barazisë së shqiptarëve, por:- një soj i shqiptarëve që bërtasin përditë se duan komb, atdhe e bashkim kombëtar, ndërsa pandalur bëjnë biznese të pista me të huajit dhe nxjerrin përfitime për veten e tyre;- natën merren me kontrabandë, drogë, prostitucion e krime, ndërsa ditën bëjnë propagandë fetare me porosi të armiqve të kombit;- votojnë pa kritere çdo vendim e kandidat që u ofrojnë partitë politike të kontrolluara nga agjenturat e hauja dhe çirren se cili më tepër t’i përçajë shqiptarët mbi baza ideologjike, fetare, politike dhe partiake;- nuk ndjehen krenarë në tokën e vet, por kënaqen kur u shërbejnë të tjerëve, për pak privilegje e para, për një post ose armë në brez;- i lartësojnë mercenarët, hajnat, spiunët, kriminelët, ndërsa i shajnë dijetarët, veprimtarët dhe patriotët e vërtetë, të gjallë e të vdekur, sipas porosive të shërbimeve të huaja që i kullosin si bagëtinë;- humbjen e vlerësojnë për fitore, ndërsa fitoren për humbje, kur ata vetë nuk janë pjesë e saj;- nuk përpiqen për krijimin e institucioneve të veta, por lakmojnë të bëhen pjesë e institucioneve të huaja, edhe kur ato janë dëshmuar si armiqësore ndaj shqiptarëve, siç është akademia e “Enciklopedisë maqedonase”, tërësisht antishqiptare;- shtiren për patriotë të mëdhenj dhe trumbetojnë për bashkim kombëtar, ndërsa nuk shqetësohen kur para hundëve u shkelen të drejtat dhe liritë elementare, edhe kur shohin se vdesin njerëz nga uria në rrethin ku jetojnë; – kënaqen kur sa më shumë shqiptarë largohen nga vendlindja, që t’u duken më të lira rrugët për t’u krekosur me makina të shtrenjta, pallate luksoze, bjerin kohën nëpër ahengje dhe kanë dëshirë të vishen sipas modës së fundit; – përditë u zvogëlohet hapësira e jetesës, u tkurren trojet etnike, populli i vet e braktis vendlindjen, u pakohen djepat në vatra, u përdhosen varret e të parëve, u shiten interesat kombëtare, u përgjaken të afërmit nga ekspeditat e huaja policore, u kalben vëllezërit e tyre nëpër burgje pa asnjë faj, ndërsa këta shtiren se nuk shohin e dëgjojnë, sepse shërbimet që i paguajnë i kanë dresuar të jenë memecë dhe të verbër edhe kur nuk duhet.Këta “tregtarë flamujsh”, shërbëtorë të djallit dhe njerëz me shpirt mercenari, që më lehtë vdesin në beteja të huaja se për lirinë e atdheut, duhet të shqiten sa më parë nga trupi ynë sa nuk na e kanë helmuar gjithë trupin e kombit!(12 shkurt 2017)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments