Kompania Coca-Cola teston shishen e parë të letrës

47

Coca-Cola do të testojë një shishe letre si pjesë e një oferte më afatgjatë për të eliminuar plotësisht plastikën nga paketimi i saj, transmeton BBC.

Prototipi është bërë nga një kompani daneze dhe përbëhet nga një guaskë letre tepër e fortë që përmban edhe një shtresë të hollë plastike.

Qëllimi është të krijohet një shishe 100% e riciklueshme, pa plastikë, e aftë të parandalojë daljen e gazit nga pijet e gazuara.

Tapa prej plastike gjithashtu duhet të sigurohet që asnjë fije të mos depërtojë në lëng. Kjo do të përbënte rrezik për të ndryshuar shijen e pijeve, ose potencialisht do të binte në kontroll të shëndetit dhe sigurisë. Por gjigantët e industrisë po e mbështesin planin. Coca-Cola, për shembull, ka vendosur një qëllim të prodhimit të mbetjeve zero deri në vitin 2030.

Coca-Cola u rendit ndotësi numër një në botë nga grupi i bamirësisë Break Free From Plastic vitin e kaluar, i ndjekur nga prodhuesit e tjerë të pijeve Pepsi dhe Nestle.

Michael Michelsen, menaxheri tregtar i firmës, thotë se shishet formohen nga një copë e vetme materiali me bazë fibra letre për t’i dhënë atyre forcë.