16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeSela me letër Deputetëve evropianë: Zgjedhja e Naser Ziberit si Avokat i...

Sela me letër Deputetëve evropianë: Zgjedhja e Naser Ziberit si Avokat i Popullit sulm i paparë mbi institucionet e pavarura

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, u është drejtuar me një letër Deputetëve evropianë anëtarë të Delegacionit të Parlamentit Evropian (PE) në Komitetin e Përbashkët Parlamentar BE – Maqedoni e Veriut, për t’i njoftuar me zhvillimet në vend, veçanërisht për zgjedhjen e kontestuar të Naser Ziberit si Avokat i Popullit.

Duke i falënderuar Deputetët evropianë për rolin e tyre në sigurimin e mbështetjes së vazhdueshme të PE-së për zgjerimin e BE, Sela thekson mungesën e vullnetit politik në Maqedoninë e Veriut për vendosjen e shtetit të së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit dhe forcimin të institucioneve të pavarura.

Në shkresën e tij, Sela potencon rritjen e korrupsionit në vend duke rikujtuar skandalin “Reket” dhe zhvillime tjera që sollën rangim katastrofik në Indeksin e Korrupsionit 2020 dhe kategorizimin e Maqedonisë së Veriut si “regjim hibrid” në Indeksin e Demokracisë të The Economist.

Sa i përket zgjedhjes së Naser Ziberit si Avokat i Popullit, Sela thotë se zgjedhja e kandidatit të dështuar të BDI-së për Kryeministër është antikushtetuese dhe përbën një su*lm të paparë ndaj institucioneve të pavarura. Sipas tij, një Avokat i Popullit i politizuar nuk mund të kryejë funksionet e tij në përputhje me konventat ndërkombëtare dhe legjislacionin kombëtar, veçanërisht Parimet e Parisit të Kombeve të Bashkuara dhe Ligjin e Maqedonisë së Veriut për Avokatin e Popullit.

Në fund, Sela i bën thirrje Parlamentit Evropian dhe anëtarëve të Delegacionit BE – Maqedoni e Veriut që të ngritin zërin kundër politizimit të institucioneve të pavarura dhe regresit të përgjithshëm të shtetit të së drejtës në Maqedoninë e Veriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments