8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmePendarovski: T’i mbrojmë mediat nga ndikimi politik

Pendarovski: T’i mbrojmë mediat nga ndikimi politik

Gazetaria hulumtuese dhe avancimi i transparencës kanë ndikim pozitiv në demokracitë dhe në zhvillimin e qëndrueshëm. Pa media të lira, nuk ka informacione objektive dhe të kontrolluara, veçanërisht gjatë pandemisë aktuale Covid-19, porositi presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski me rastin e Ditës botërore të lirisë së mediave.

“Tema e këtij viti e Ditës botërore të lirisë së mediave “Informacionet si një e mirë publike” është thirrje për afirmimin e rëndësisë për kujdesin e informacioneve si një e mirë publike. T’i mbështesim dhe t’i mbrojmë të drejtat dhe liritë e mediave nga presioni dhe ndikimi politik. Institucionet janë të detyruara të krijojnë një atmosferë demokratike për realizimin e gazetarisë profesionale. Kjo është e domosdoshme që të kemi etikë mediatike dhe opinion të informuar publik”, njoftoi Pendarovski në profilin e tij në Fejsbuk.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments