15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeShqiptarët nesër protestojnë para vilës presidenciale në Shkup

Shqiptarët nesër protestojnë para vilës presidenciale në Shkup

Nesër me fillim në ora 13 shqiptarët do të protestojnë në Vodno, para vilës së presidentit të shtetit. Shkak për protestën është deklarata e presidentit Stevo Pendarovski i cili vlerësoi se ngjarjet e 27 Prillit nuk kanë qenë akt terrorist, njoftojnë për gazetën Lajm organizatorët e protestës.
“Kjo është përzierje e presidentit të shtetit në Gjyqësor. Nese kërkon që autorët e 27 Prillit të mos dënohen për terrorizëm, atëherë presidenti të njejten gjë duhet ta kerkojë edhe për Grupin e Kumanovës dhe për rastin Monstra”, thotë për Lajm organizatori i protestës, Blerim Ahmeti.
Ai e ka paraqitur protestën në polici dhe ka kërkuar leje për mbajtjen e saj.
“Do të grumbullohemi direkt te Presidenca ku në shenjë revolte do të djegim fotografitë e Stevo Pendarovskit, Zoran Zaevit, Hristijan Mickovskit dhe Ali Ahmetit”, thekson Blerim Ahmeti, organizator i protestës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments