BallinaLajmeMINISTËR,Jeton Shasivari, ZBATIMI I LIGJIT NUK ËSHTË ÇËSHTJE E AFËRIMIT TË QËNDRIMEVE!

MINISTËR,Jeton Shasivari, ZBATIMI I LIGJIT NUK ËSHTË ÇËSHTJE E AFËRIMIT TË QËNDRIMEVE!

www.telegrami.mk

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, duhet ta kuptojë se çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe nuk është një çështje që zgjidhet duke afruar qëndrimet me studentët, por një çështje që kërkon përgjigje të qartë juridike dhe përgjegjësi institucionale.

Nëse ligji ua garanton këtë të drejtë studentëve shqiptarë, ministri ka për detyrë ta zbatojë atë. Nëse ligji nuk e garanton, atëherë duhet të shpjegojë hapur, me argumente juridike, mbi çfarë baze ligjore po ua mohohet kjo e drejtë.

Studentët nuk janë palë me të cilët ministri duhet të negociojë nëse duhet apo nuk duhet të respektohet ligji. Ata janë qytetarë që kërkojnë trajtim të barabartë dhe qartësi ligjore për të ardhmen e tyre profesionale.

Takimi me studentët dhe dekanët mund të jetë i dobishëm për çështje praktike, si literatura, përkthimi, organizimi dhe kriteret e vlerësimit. Por këto nuk duhet të përdoren si arsye për ta shtyrë pafundësisht zgjidhjen e çështjes themelore: A do të zhvillohet provimi i jurisprudencës tërësisht në gjuhën shqipe, në përputhje me legjislacionin në fuqi?

Dhe këtu lind pyetja thelbësore: a po organizohet ky takim për të gjetur zgjidhje konkrete, apo për të krijuar përshtypjen se institucionet po veprojnë, ndërkohë që studentët vazhdojnë të presin?

Askush nuk duhet t’i manipulojë studentët me takime, premtime apo shkuarje institucionale pa një rezultat të qartë. Studentët kanë nevojë për përgjigje, afate dhe veprime konkrete, jo vetëm për fotografi, deklarata dhe diskutime pa përfundim.

Zoti ministër, detyra juaj nuk është vetëm të organizoni takime, por të jepni zgjidhje brenda kompetencave tuaja dhe në përputhje me ligjin. Nëse ekzistojnë pengesa ligjore, paraqitini publikisht. Nëse pengesat janë administrative, zgjidhini. Nëse nevojiten ndryshime ligjore, merrni përgjegjësinë për t’i propozuar.

Të drejtat gjuhësore të shqiptarëve nuk duhet të mbeten peng i takimeve që synojnë të afrojnë qëndrime, kur qytetarët presin që institucionet të japin përgjigje të qarta për të drejtat e tyre.Pra ministri Jeton Shasivari duhet ti thërret institucionet pse nuk zbatojnë ligjin…jo studentët…

Studentët shqiptarë nuk kërkojnë privilegj. Kërkojnë qartësi juridike, barazi dhe respektim të ligjit. Dhe ministria duhet t’u përgjigjet me vepra, jo vetëm me ftesa!

Mbase dikush në këtë fazë mundohet ti manipulojë studentët me shkuarje me prezencë sikur pastaj palët do konfrontohen kush çka tha në takim.A ishit në takim po …ose karierizmi u ka hy në qejf…www.telegrami.mk

P.S. Si ish pjesmarës i demostratave studentore në Prishtinë në vitin 1981 …shprehi mendimin personal …nuk pajtohem me thirjen e studentëve në përafrim ..ministri duhet të zbatojë ligjin nëse ka…pse çfarë mendoni sistemi jugosllav i shërbimit të intelegjencës nuk u mundua të gjente vrimë ndër organizatorët në demostratat e 1981…?….por përveç ndonjë poilitikani aso kohe nuk gjeti njeri nga forca protestuese studentore…forca studentore është ai grushti i Migjenit që i binte dhe çante malin tej e përtej…Ministri Shasivari sipas punës tre muajshe tregon se nuk ka kaçik intelektual për tu ballafaquar me pjesën e VMRO-s në Qeveri posaçërisht Mickoskin për t’ia thënë se ka ligj apo nuk ka ligj për provimini e jurispodencës… dhe nxjerja në pah e shumëgjuhëve është çështje private e gjuhës angleze në universitetet private në provimin e jurispodencës… pra nuk është kategori kushtetuese

Mesut Shabani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments