11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeDisa rajone të Tetovës prej tre dekadash përballen me mungesë të ujit

Disa rajone të Tetovës prej tre dekadash përballen me mungesë të ujit

Një pjesë e Reçicës së Vogël në Tetovë por edhe Rruga 146, me dekada nuk kanë ujë për pije. Kërkesat e tyre kanë qenë të përditshme drejtuar komunës së Tetovës, por, në vend të ujit për pije këta banorë kanë pranuar gjithnjë vetëm premtime. Edhe në këto ditë të nxehta, banorët ujin për pije e sigurojnë përmes mbushjes së rezervuarëve, dhe improvizimeve të tjera.

A keni ujë për pije?

“Jo. S`ka. Improvizojmë ujin, me bure me zorra lagjja është pa ujë për pije. Gati tre dekada jemi pa ujë, 25 apo 30 vjet ka që nuk kemi ujë. Mbushim rezervuarët, me vetura bartim ujë. Komuna duhet ta zgjidhë këtë problem të banorëve të lagjes një herë e për gjithnjë”.

“Kemi probleme, kemi probleme, ndonjëherë vjen uji ndonjëherë e ndalojnë, ndërsa pagesën e bëjmë në qytet, kjo pjesë në qytet paguan”.

“Furnizohemi nga pak por nuk ka aq sa duhet, sepse ne jemi tek mëhalla poshtë atje. Por kanë do rezervuare kanë vendos ca rezervuar të vegjël me gypa e marrin nga lumi se di çka bëjnë kjo mëhalla këndej. Kjo lagje nuk ka pishinë”.

Nga Ndërmarrja Publike thonë se ky problem do të zgjidhet me vendosjen e rrjetit të ri shpërndarës të ujit. Faza e parë dhe e dytë kanë përfunduar, por nga kjo ndërmarrje, nuk e thonë dot se kur pritet të përfundojë faza e tretë që më në fund edhe këta banorë të kenë ujë në çezmat e tyre.

“Unë besoj që do jenë pjesë e sistemit që është duke u përfunduar pra pjesa e tretë ajo finale, ku pjesa e parë ishte ndërtimi i rezervuarit dhe ka ngel edhe faza e tretë e rrjetit shpërndarës”, deklaroi Lulzim Shaqiri, Sektori për ujësjellës i NPK “Tetova”.

Kur pritet të përfundojë projekti?

“Këtë do duhet t`i pyesni sektorin e veprimtarisë komunale sepse është politikë e investimeve komunale”.

Pjesa tjetër e fshatit Reçicë e Vogël të cilët e mirëmbajnë vetë ujin duke ndërtuar madje me vetë financim edhe pishinën e ujit, kanë ujë rregullisht dhe nuk kanë probleme, ndërsa gjysma tjetër e fshatit që mirëmbahet nga Ndërmarrja Publike komunale, prej tre dekadash, vazhdimisht kanë mungesë të ujit madje pjesa e epërme edhe mungesë të rrjetit shpërndarës të ujit nëpër shtëpi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments