BallinaLajmeSKANDAL NË LOTARINË SHTETËRORE: Dy shefe nën arrest, dyshohet për përvetësim të...

SKANDAL NË LOTARINË SHTETËRORE: Dy shefe nën arrest, dyshohet për përvetësim të 1.3 milionë eurove

Dy drejtueset financiare të Lotarisë Shtetërore në Maqedoninë e Veriut janë vënë nën paraburgim dhe arrest shtëpiak, nën dyshimin për përvetësim të afro 80 milionë denarëve, ose rreth 1.3 milionë euro.Sipas Prokurorisë, gjatë vitit 2024 ato dyshohet se nuk kanë depozituar rreth 46 milionë denarë nga qarkullimi ditor i pikave të shitjes së Lotarisë, ndërsa dyshohet se kanë tërhequr edhe 33.95 milionë denarë të tjera nga llogaritë bankare të institucionit.

E dyshuara e parë ishte drejtore e Sektorit për Financa dhe Kontabilitet, ndërsa e dyta shefe e Financave.

Autoritetet dyshojnë se paratë janë përvetësuar për përfitim personal dhe se më pas janë ndërmarrë veprime në evidencat financiare dhe kontabilitet për të fshehur mungesën e mjeteve.

Gjykata Themelore Penale në Shkup ka caktuar masat e sigurimit ndaj të dyshuarave, ndërsa hetimi për rastin vazhdon.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments